Berisha voton në shkollën 'Kosova': U bëj thirrje nga zemra të flisni sot me votë

14 Maj 2023, 10:32Politika TEMA

Berisha voton në shkollën 'Kosova': U bëj thirrje nga

Sali Berisha ka votuar mëngjesin e sotëm në shkollën 9 Vjeçare "Kosova", në Njësinë Bashkiake nr. 2 në kryeqytet. Për shkak se pajisja PEi nuk i njohu shenjën e gishtit, identifikimi i tij u bë manualisht në listën e zgjedhësve.

Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha dhe pas përfundimit të votimit ka bërë thirrje për qytetarët të të shprehin vullnetin e tyre me votë.

"Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar Së pari, një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë, të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore.


Të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve, që të rrinë në shtëpi, të mos harrojnë se ky është një nxitje, një apel i madh që ata të marrin pjesë sot në votime.


Ai që ka frikë votën, ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj.
Së dyti, ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë, të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim, e bën gabimin edhe më të madh.


Ndaj dhe le t’u prijë mençuria e tyre, në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre, vendit të tyre.


Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar dhe kjo është një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare", tha Berisha. 

3 Komente

  1. M
    Martin

    Kryekrimineli dhe kryehajduti, Sali Sheqere Vuk Berisha nxori edhe sot vrerin nga zemra e tij katran! Pse e nxirrni ne televizor kete fytyre te urryer nga 99% e shqipatreve?!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrnofte LEXHENDA ! dhe Patriotet !

      Na e shpifet! Zot fali!

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Populli do flasi sot me votë,por ty nuk do të pëlqejë dhe do shpifësh.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje