Debati për shkollat në Tiranë, Këlliçi: I ka ndërtuar bashkia, po me lekët e BE

20 Prill 2023, 22:31Politika TEMA

 

Debati për shkollat në Tiranë, Këlliçi: I ka

Në një emision ku ka shpalosur 5 premtimet e tij të bujshme të fushatës më studion e Blendi Fevziut, Këlliçi ka folur edhe për shkollat.

Pas insistimit të Fevziut, ai më në fund pranoi se bashkia ka ndërtuar një numër të madh shkollash në kryeqytet.

Fevziu nxori në ekran listën e shkollave të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës.

Në këtë moment Këlliçi u detyrua të pranojë se në Tiranë janë ndërtuar shkolla, por duke pretenduar se ato janë bërë nga Bashkia e Tiranës me fonde të Bashkimit Europian.

Kjo u kundërshtua nga moderatori dhe gazetarët e tjerë në panel. Fevziu tha se e rëndësishme është e shkollat janë bërë duke përmendur se shumë financime në Shqipëri janë bërë me fondet e BE.

“A ka shkolla Tirana çfarë lidhje ka ku i gjen lekët. Pse me çfarë i ka bërë Shqipëria gjysmat e punës? Me paratë e BE. Nëse një administrator qyteti gjen fonde për të ndërtuar është çështje e tij. Më thatë nuk ka shkolla, ja ku janë shkollat”, tha Fevziu.

3 Komente

  1. J
    Ju Opozikaret i kishit fut ne xhep parat e BE-s

    Kta jane bidalllenj ndertojne shkolla hej ! IshPushteti Opozites se sotme PD LSI .i bon jo paret e BE-s por gjithe Buxheteve te Shtetit per 32.vjete vetem Vila _Hotele _Rezorse per Familjen . Kra te PS-s nuk dijn se si bohet Pasuria lol. hah ha ha Fol mer Krriq fol ,

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komunist me Rolex

      Të gjitha ndertesat e financuara nga BE kanë pllaken shoqeruese të BE-së, këtu Krriçi ka të drejtë edhe furgonat e policisë kane letren "financim i BE-së E keni te veshtire të verifikoni? Po thoni krrici pretendon?!

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ushtari.

        O Belo ben mire qe te mos flasesh me.E di historine e ati dhenderi qe kishte mend sa ti. Do shkonte dhenderi ne nje dasem dhe i thane kur te shkosh zere nje vend te larte dhe kur te flasesh thuaj nje fjale te madhe.Ai shkoj dhe pa qe vendi me i larte ishte dollapi dhe hypi atje siper.Nga mesi i dasmes i thone ba thuaj ndonje flale o dhender dhe ai u pergjigj buall.E more vesh belo bene mire mos te flasesh se po behesh si puna e dhenderit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje