
Gazetarin Endri Xhafo, autori i emisionit LOG, jemi mësuar ta shohim kritik me të dyja palët e politikës, aq sa është e vështirë ta përcaktosh nëse është simpatizant i të djathtës apo të majtës.
Mirëpo për këto zgjedhje ai ka dalë nga rezerva e tij dhe po mbështet një kandidat të caktuar, duke shpjeguar edhe arsyet pse.
Statusi i tij i plotë:
I dashur Olti!
Në Sarandë e dinë që jemi miq, ndaj shumëkush mund të mendojë se jam subjektiv. Por pikërisht pse të kam mik, të njoh më mirë se partia ???? Për shijet e mia, do të kisha dashur të kishe qenë “kandidat i pavarur”!
Por kjo nuk do të kishte qenë realiste këtë herë. Të dy e dimë që sot, në Sarandë, askush nuk ka shanse të fitojë jashtë ombrellës së njërës prej dy partive kryesore.
Nuk kam dyshim që, nga kandidatët në garë, mund të mos jesh i vetmi i ndershëm, por jam i bindur që je i vetmi i kualifikuar mjaftueshëm, për t’i dhënë qytetit, bashkë me Ksamilin, një hov e gjallëri të përhershme, që nuk e kanë përtej sezonit veror dhe Pashkëve.
Kundërshtari yt direkt është një djalë i respektuar edhe ai, por për atë punë që kërkohet, mendoj se ti, përveçse i respektuar dhe i mirë, je i vetmi me ekspertizën e nevojshme për ta drejtuar Sarandën si dikur Rainier Grimaldi Monakon, pra si një ndërmarrje të madhe publike në funksion të turizmit, nga e cila përfiton krejt komuniteti. Dhe Saranda e ka potencialin të jetë një Monako e vogël!
I ndjeri xhaxhi Ahmet më pat’ thënë dikur: “Kur ulesh në atë karrige Endri, vetëm të ndenjurat ke të tuat”.
Ti e ke përmendur këtë në një intervistë tënden së fundmi, sepse yt atë, xhaxhi Ahmeti, ta ka ngulitur fort në mendje; nderimi i kujtimit të tij do të jetë busulla jote morale çdo ditë në atë detyrë!
Ti nuk je oligarku që po të vizaton dikush, as i dërguari i bandave, siç po fantazon dikush tjetër. Ti je thjesht djali i madh i një familjeje punëtore, që gjithçka e ka arritur me mund e djersë, pa marrë dhuratë asgjë nga askush.
Ti je kandidati që çdo parti do të kishte dashur ta kishte në listë, ti je miku i mirë e pa hilè që pakkush ka shansin ta ketë në krah.
Ndaj suksese miku im, ti e meriton fitoren!
ENDRI XHAFA NJE GRUAQIR QE I LEPIN BYTHEN SALIUT
Dikur ishte keshtu si thua ti, ndersa tani shkon te Veliaj si sportist qe shetit te liqeni dhe organizimet qe ben Veliaj liqeni-farke. Ky eshte vetem lepires se do ndonje dhome falas per familjen e qorrit (tip pepino te gjithe gazetare-artiste) te hoteli ketij n durres te kandidatit i SAR-des. Me pelqen Erioni ju perdor shume per karrigen e tij, qorri njher shante politiken e Rames, ndersa tani lavderon. Endri gazetar cdo gjashte muaj ose nje vit nderron TV me emisionet bastarde te tyre dhe fallso sikur shahen e zihen dhe interesohen per popullin. Dalin nga TV i ke ne kafe e restorante per pazare (gazetaret), kujt ti fusin thiken per leke te coj gruas e familjes se me rrogen e tyre nuk dalin dot ne fundjave e jasht vendit plehra gazetare.
genocidi grek ne cameri vrane femije, fredi beleri vrases i femijeve
Olti i ben nder cdo partie,jo vetem per kryetar bashkie ne Sarande por edhe per deputet.Eshte nje person i arsimuar me se miri,i edukuar e i sjellshem,me ide per zhvillimin e vendit e ne menyre te vecante turizmit.Djem dhe vajza te tille na duhen ne te gjitha partite tona,sidomos ato te medhate si PS e PD.