Kreshnik Spahiu: Berisha bën më shumë fushatë kundër amerikanëve sesa kundër socialistëve

5 Maj 2023, 10:55Politika TEMA

Kreshnik Spahiu: Berisha bën më shumë fushatë kundër

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha po bën fushatë kundër SHBA-së e jo kundër kundërshtarëve të tij politik socialistë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu theksoi se Berisha më shumë flet ashpër kundër ambasadores amerikane Yuri Kim sesa kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ndër të tjera ai shtoi se çdo slogan kundër SHBA është një mesazh i qartë anti-shqiptar.

“Unë nuk e kuptoj nëse Berisha e Meta kanë sfidë për të larguar Yuri Kim apo kanë sfidë për të larguar  Erion Veliajn. Berisha zhvillon fushatë elektorale më shumë kundër SHBA sesa kundër socialistëve. Në çdo ligjeratë të tij, artikulimi i tij kundër SHBA është më i fortë, më agresiv e më i ashpër sesa kundër socialistëve.

Aq rëndë është situata në Shqipëri, sa disa individë që janë të dhjerë deri në grykë, duan të vishen në petkun e sovranitetit. Po si mund të jesh sovran kur i ke hequr të mbathurat Shqipërisë, e ke bërë  Shqipërinë një vend që është pa avion, pa tren, pa tanke, pa armatime, ke hapur depot.

Për ça sovraniteti mund të flasin këta njerëz? Shqipëria dhe Kosova e humbasin sovranitetin për 24 orë nëse nuk kanë SHBA dhe Perëndimin, aleancën euroatlantike. Çdo slogan kundër SHBA është një mesazh anti-shqiptar”- tha ai.

Spahiu përfundoi duke thënë se nuk e kupton faktin se si mund të bësh fushatë kundër Yuri Kim e jo kundër Veliajt.

4 Komente

  1. E
    Eni

    Po kur zotrote majmeshe mire ne krye te kld ky ishte I mire apo jo...ik o Niku ik...

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      DHE TI E NDIHMOVE SALINE TE BENTE KERDINE..................PO KUR STA VARI....................TE IKU GOMARI.....

      Përgjigjjuni
      1. a
        american16al

        Americanet e kane tredhur kete maskara e mercenar antikombetare prandaj sulmon USA nuk ka me shans qe Shqiperia te kthehet be bajrak familjar te Bershes apo Metes eshte ceshtje kohe kur keta kriminele te shkojne perpara drejtesise, sa per ambasadoren KIM ajo duhet te shpallet “Nenshtetas Nderi” me pashaporte te arte Shqipetare per punen e shkelqyer te Saj per vendin tone..

        Përgjigjjuni
        1. k
          koli

          Nik sorra e ka inatin me Berishen se sja varri pseudopartise se tije...vetem Gjuzin dhe Sorren la jashte Berisha.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje