
Kandidati socialist për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” disa nga projektet që ka në plan të zbatojë nëse do të votohet për të drejtuar pushtetin vendor në kryeqendrën e Veriut.
Projektet e tij nisin nga hyrja e qytetit deri te korsitë e biçikletave.
“Për Shkodrën është e rëndësishme të bësh një hyrje ftuese. Nuk është projekt dekorativ, por funksional. Rruga hyrëse nga Harku i Bërdicës te Bexhisteni është një rrugë që është shumë e zënë në çdo sezon. Rreth 8 milionë euro parashikon investimi për urën e Bahçallëkut që është një ngushticë e madhe.
Është edhe muzeu i lundrimit, sepse ka qenë Buna e lundrueshme te Bexhisteni, që ka qenë krenaria e Shkodrës për lundrimin dhe muzeu të fton të shikosh historinë e lundrimit.
Në Shkodër nuk ke një shesh që të bësh aktivitete artistike. Është një projekt që ka nisur prej kohësh dhe sot e kemi të gatshëm.
Shiroka është ndërtuar me fondet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe të është ndërtuar nga unë ka marrë çmime ndërkombëtare.
Në Shkodër nuk ka fusha sportive, nuk ka korsi biçikletash, nuk ka trotuare që janë projekte të bashkisë.
Shkodra ka nevojë për ekonomi, për infrastrukturë, të ndryshojë dhe të merret me ekonominë”, - tha Beci.
Ekziston fryma idiote dhe e Keqja ne Politiken Shqiptare ,qe ka penalizuar Qytetin qe duhet te ishte Lokomotiva e Shqiperise drejt Europes ,por edhe Shanci i Madhe i qytetareve Shkodran ,per te menduar si qytetare shkodran ne interes te jetes e ekonomise e zhvillimit te qytetit ,jo si deri me sto ,ku nji Grup njerzish te lidhur me Politiken Bashkone bejne Pasuri e asgje nuk ndryshoj gjate 33 viteve ksaj Demokracie Bastardesh antiShqiptare , se ku du Vendosi qytetari Shkodran ta shikoj qytetin ,ne cilen Drite ,kjo varet nga 14 Mai e cila ose do i japi nji hov Optimist jetes ,e dali nga Depresioni ku e futei Politika e militantit idiot , ajo do jet edhte Jeta pas 14 Mait per qytetarin Shodran
Ky BeBec hajduti ishte I pari qe "theu" 20% e Ramazonit dhe e çoi 45% për projekt. Cdo gjë e donte cash ose klering. Asgjë me bankë.