Gazetari: Roland Bejko po bën fushatën më të varfër në Tiranë, ja pse s’ka fonde

4 Maj 2023, 22:25Politika TEMA

Gazetari: Roland Bejko po bën fushatën më të varfër

Gazetari Reldar Dedaj tha në një intervistë për Euronews Albania se Roland Bejko ka fushatën më të varfër në Tiranë.

Pavarësisht se nuk ka marrë fonde nga KQZ-ja, ai tha se Bejko ka përcjellë të gjitha mesazhet e nevojshme.

“Mendoj që fushata e zotit Bejko, e PD-së zyrtare është realisht një fushatë e varfër. Kjo vihet re kudo. Po mbahet vetëm nga disa donatorë që kanë një lloj vokacioni për të djathtën euro-atlantike, ku po e sponsorizojnë, mendoj unë, kjo shihet. Pjesa tjetër po bëhet thjesht falas. Është fushatë e vështirë, po shihet në të gjitha këndvështrimet e varfër.

Megjithatë mesazhi i zotit Bejko ka funksionuar aq ka funksionuar. Është i vetmi kandidat për Tiranën që ishte i pari që propozoi një program për kryeqytetin të botuar, i ndarë në 15 pika,” – u shpreh Dedaj.

Sipas tij është e detyrueshme që për të tilla fushata të jepen të gjitha paratë e nevojshme. Ndërkohë sa i takon koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe fushatës së tyre, Dedaj theksoi se një prani e tillë mediatike është e pajustifikueshme.

1 Komente

  1. A
    Avokat Ngjela qe nuk ka fituar asnje gjyq.

    O Dede po dede do te mbetesh ore koke qip cfare fushate po ben Bejko, vjen si pordha neper breke e nuk e lidh asgje me Tironen, ngeli klubeve duke pire kafe qyl qe ja paguajne te tjeret se eshte gjirokastrit dhe nuk nxjerr nje kacidhe. Ky kokeshpulle mban nje broshure ne dore me foto si koke-duce dhe ecen si Ali Agaga draga draga.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje