Partia Socialiste fiton në Rrogozhinë, Veliaj: Fitorja jonë e tretë në Tiranë

15 Maj 2023, 09:06Politika TEMA

Partia Socialiste fiton në Rrogozhinë, Veliaj: Fitorja jonë e

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pasi kandidati i PS-së, Edison Memolla ka fituar bashkinë e Rrogozhinës.

Në  një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Veliaj thotë se Rrogozhina është fitorja e tretë në Qarkun e Tiranës.


“Rrogozhina është fitorja jonë e tretë në Qarkun e Tiranës. Fituam me një grusht votash, por Edisoni do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj, siç ka bërë çdo ditë deri më sot.

Bravo atij dhe skuadrës, punë të mbarë nga sot për t’a çuar Rrogozhinën gjithnjë e më përpara. Përulësi e mirënjohje të jashtëzakonshme për qytetarët, që i dhanë sërish besimin e madh Partisë Socialiste.”- shkruan ai.

Lini një Përgjigje