Roland Bejko në takim me pedagogët, paraqet pikat për arsimin

21 Prill 2023, 18:49Politika TEMA

Roland Bejko në takim me pedagogët, paraqet pikat për arsimin

Roland Bejko ka prezantuar këtë të premte në një takim me pedagogët projektin e tij për arsimin në Tiranë në rast se ai do të zgjidhet si kryebashkiak i Tiranës. Ai ka thënë se arsimi është një nga prioritetet e ekipit të tij. Bejko ka thënë se në planin e tij për arsimin janë disa pika kryesore, si shtimi i çerdheve dhe kopshteve në mënyrë që fëmijët të kenë mundësi të jenë sa më afër banimit dhe ngrohjen e këtyre ambienteve me panele diellore.

Arsimi është një prioritet për ekipin tonë! Për këtë arsye në takimin me pedagogë të njohur ndamë vizionin tonë për arsimin në krye të Bashkisë Tiranë, por morëm edhe sugjerime me shumë vlerë.

Ja disa nga pikat që ne kemi për arsimin e Tiranës në të gjitha ciklet:

“E para, shërbimi “15 minuta larg shtëpisë¨ bazuar në Hartën e Çerdheve dhe Kopshteve sipas rrezes së vendbanimit të fëmijëve do të sillte shpërndarje të kontrolluar të numrit të fëmijëve në to dhe marrja e ambienteve me qira është zgjidhje emergjente, krahas ndërtimit të çerdheve dhe kopshteve të reja.

Gjë që do të sillte,  ulje të numrin të madh të fëmijëve dhe rritje të sigurisë së tyre. Hapësirën e nevojshme për ajër për metër kub për fëmijë. Hapësirë për ambiente të ndara për të luajtur, mësuar, ushqyer dhe për të fjetur.  Lehtësim të trafikut pasi një pjesë e fëmijëve vijnë nga zona të ndryshme për arsye të mungesës së shërbimeve afër vendbanimeve të tyre, prindër që punojnë në Bashki, prindërve në administratën shtetërore ose kanë biznes apo qendrën e punës pranë kopshteve dhe çerdheve.

E dyta do të ndërtohen 10 çerdhe dhe kopshte të reja në mënyrë të balancuar midis qendrës së qytetit dhe lagjeve periferike duke u ardhur në ndihmë njerëzve që punojnë. Nga këto kopshte dhe çerdhe, dy prej tyre do të jenë domosdoshmërish të vendosura pranë zonës industriale të autostradës Tiranë-Durrës ku prindërit që punojnë në këtë zonë do ta kenë më të lehtë të çojnë dhe të marrin fëmijët e tyre.

E treta, Shqipëria me pozicionin e saj gjeografik ku dielli është prezent 76% në vit ose 280 ditë në vit na fton të përfitojmë nga gjithë kjo energji alternative, duke përdorur Panele Diellore për energji dhe ngrohje. Kudo ku të ketë mundësi në kopshtet dhe çerdhet e qytetit do të instalohen Panele Diellore që do tu mundësojnë vogëlushëve ujin e ngrohtë dhe ngrohje konstante gjatë muajve të dimrit”,-tha Roland Bejko.

4 Komente

  1. F
    Futja pordhes

    Ky kokeshpulla apo me mire me thene Land koke-decja si ato te soldave ne CIV e tij shkruan se ka mbaruar Universitetin Shteteror te Gjirokristes, por ne fakt nje i tille nuk ka ekzistuar kurre. Kokeshpulla ka mbarusr Institutin ne kete qytet qe mxirrte mesues per klasat fillore dhe kaq. Pale kur thote qe kam qene student i greves se urise, por ata pjesmares ne kete greve ne ish Qytetin Studenti nuk e njohin kete kokeshpulle, me vone del e thote se kete greve e ka bere ne Gjirokaster ku per 2 jave ka ngrene nje gjysem koker veze dhe tjetren e hengri pas "mbarimit" te greves.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeqine sallaksja vithegjëra

      Po keshtu ha ky, nga gjysem koqe veje? Se eshte nga Lazarati! Po te ish nga Gjirokastra do e hante te gjithe vezen.

      Përgjigjjuni
      1. T
        T.F.

        O Landi, po nuk eshte arsimi vetem kopshte e cerdhe...

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Yp xhixhi

          Landi ti do te fitosh kur te jesh ne gjume.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje