VIDEO/ Rama: Shkodra, e vetmja bashki që nuk pastron plehrat!

30 Prill 2023, 19:04Politika TEMA

VIDEO/ Rama: Shkodra, e vetmja bashki që nuk pastron plehrat!

Kryeministri Edi Rama akuzon Bashkinë e Shkodrës të drejtuar nga demokratët se nuk po pastron qytetin dhe kazanët janë të mbuluar nga plehrat.

Në takimin elektoral në Shkodër ku kërkoi votën e qytetarëve për kandidatin socialist Benet Beci, Rama përmendi edhe shembullin e Bogës së pastërt, ndërsa Thethi që drejtohet nga demokratët, sipas tij është me plehra.

“Pse në Theth sheh plehra ndërsa në Bogë nuk shesh? Sepse në Bogë është një kryetar bashkie i joni ndërsa në Theth është një kryetar bashkie që nuk ka lidhje me kulturën tonë të punës, nuk ka lidhje me kulturën tonë të menaxhimit. Në 31 vjet ata të cilët këtu në Shkodër nuk e kanë krijuar dot një shembull në një bashki të Shqipërisë që dinë ta marrin një qytet, një fshat, një zonë nga këtu e ta ngjisin këtu.

Shkodra është e vetmja bashki ku kazanet e plehrave mbulohen nga plehrat. Po vazhdojmë ta ngrenë nivelin mjedisor të Shqipërisë në një nivel që ka s’ka qenë kurrë. Në Shkodër është e pamundur”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

2 Komente

  1. D
    Dardan

    Edi Rama po nuk e more edhe kesaj radhe Shkodren tone te dashur, shko e jeto ne Vicidol ose ne Cepan.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prec Ulaj

      Benet Beci eshte shpresa e vetme e qytetarise, perndryshe zaptuesit do vazhdojne terrorin ndaj qytetareve Shkodran.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje