VIDEO/ Veliaj prezanton kandidatët për këshillin bashkiak: Ata që u larguan për 4 vjet tani rikthehen me gënjeshtra

5 Prill 2023, 18:33Politika TEMA

 

VIDEO/ Veliaj prezanton kandidatët për këshillin bashkiak: Ata

Kreu i Partisë Socialiste të kryeqytetit dhe njëherësh drejtues politik i Qarkut të Tiranës ka prezantuar sot pasdite kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Duke folur para mbështetësve socialistë, Veliaj ka deklaruar se ata që u larguan për 4 vjet nga drejtimi i pushtetit vendor sot vijnë me gënjeshtra të reja.

Sipas Veliajt, ata e braktisën detyrën dhe tani duan të rikthehen në pushtet.

“Nëse një fëmijë i vogël nuk shkon 4 vjet në shkollë, a e kalon dot klasën? Si ka mundësi që jetojmë sot në një vend, ku ka një standard shumë të lartë për një oficer dhe një ushtarak, ku ka një standard shumë të lartë për një mjek dhe një infermier, ku ka një standard shumë të lartë për një mësuese dhe një edukatore, ku ka një standard shumë të lartë për një fëmijë të vogël, dhe ndërkohë kemi kaq standard të ulët për politikën? Ata që u larguan për 4 vjet, sot vijnë me rrena të reja, për një tram të ri, me çudira të reja, por në fakt e braktisën detyrën për 4 vjet” u shpreh Veliaj.

Veliaj vuri në dukje se 4 vitet e fundit qeveria dhe pushteti vendor u përball me tërmetet dhe pandeminë duke mos lënë në baltë asnjë qytetar.

“Këto që kaluam ishin 4 vitet më të vështira, patëm dy tërmete, një pandemi, dhe inflacionin e luftës, por di t’ju them se pavarësisht bindjes që keni, pavarësisht si keni votuar, pavarësisht çfarë tesere keni, kush voton një socialist, voton dikë që nuk e braktis detyrën kurrë, nuk e lë kurrë vendin e punës. Kjo parti, partia jonë, ka qenë edhe në opozitë, në një opozitë shumë të vështirë, me sakrifica të mëdha, një opozitë kur vriteshin njerëz në bulevard. Sot na duken sikur kanë ndodhur në mesjetë, në një vend tjetër, por kurrë s’e kemi braktisur detyrën”, theksoi Veliaj.

4 Komente

  1. E
    Eni

    Komentet nuk lejohen

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Veliaj hajduti po na ben propgande , tamam si SHahu i Iranit , hahahahahaha Turp te votoni kete bastard iranian, Ky eshte hajdut i tmerrshem dhe ka hspirt mizor , tamam si ata Ajatollahet e Iranit

      Përgjigjjuni
      1. O
        Olti Hipopotam Curri

        Jevgu Vlores perkrah jevgun e Tiranes Kellici.

        Përgjigjjuni
      2. c
        ce

        A ka turp me te madh per popullin e kryeqytetit qe te futet ne keshill bashkiak sharebajga e haremit te Jales Elona guri turikali, surratmalokja e mirdites,apo drandja e malsise dru me pre. Kjo monster e leshelise ti ve breket ne koke, ta ben kopilin ta le tek dera, eshte manipulatore e neveriteshme dhe mashtruese ordinere qe ne Durres ne 2021 ngriti ne kembe policine se gjoja tek zyrat e leshelise po behej pergjim qe ne fund doli fiasko. Keshtu Durrsaket do ta abandonojne Igli Caren aleatin e Elona surratmalokes dhe do votojne Emirjana Sakon. Kurse populli i Tiranes nuk do ti jape vota Elona mashtrueses qe menaxhonte leket e Nafije dybekut te leshelise per ta pasur jashte keshillit bashkiak kete sharebajge qe mos ta kesh ne lagje e jo me ne keshill se eshte tallagjare e neveriteshme.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje