Voton Roland Bejko: I vetmi demokrat i djathtë jam unë, të tjerët i përkasin së shkuarës

14 Maj 2023, 11:20Politika TEMA

Voton Roland Bejko: I vetmi demokrat i djathtë jam unë, të

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko ka votuar pak më parë.

Pas procesit Bejko u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masvisht në votime, ndërsa shtoi se sot është dita për tu ndarë nga e shkuara.

“Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët. U bëj thirrje të votojnë. Është një ditë e rëndësishme për të drejtën e votën. E dyta, është një ditë e rëndësishme për të gjitha bizneset e Tiranës, të cilët nëse janë kapur nga taksat.

Projekti jonë për qytetarët e Tiranës është që të mbrojnë pronët, të mbrojmë qytetarët dhe të çlirojmë biznesnin nga taksat”, tha Bejko.


Më tej, deklaroi se ai është i vetmi kandidat demokrat që ka Partia Demokratike, pasi të tjerët kanë ndjekur pas të shkuarën.

“I vetmi demokrat i djathtë është Roland Bejko, të tjerët kanë ndjekur të shkuarën. Të votosh Erionin dhe Belindin është sikur të votosh për Ramën dhe Berishën”, shtoi Bejko.

 

2 Komente

  1. S
    Sokoli

    Demokrat i shokut Adil. Ti je kokra e gamorit dhe sipas Rames je tamam per kriekar Bashkiet.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Nuk je vetem jo. Demokrat si ty o ene lulushka, ene taulant balla.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje