Rama voton në Surrel, shoqërohet nga bashkëshortja e tij: Shpresoj që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar

14 Maj 2023, 10:58Politika TEMA

Rama voton në Surrel, shoqërohet nga bashkëshortja e tij:

Kryeministri Edi Rama votoi në një prej qendrave të votimit në Surrel, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

"Besoj janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë. Tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre.

Uroj shumë që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë qysh në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat.

Që të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar uroj të rikthen dhe të shprehin vullnetin e tyre të plotë", - tha Rama.

1 Komente

  1. E
    Eni

    Po po vetem ti nuk krijon situata...ti drejton cdo gje ne ate vend e di fhe Bufi...kqz te mbaje pergjegjesi per sistemin ka kushtuar miliona Euro...tenderim I drejtperdrejte...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje