
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka hedhur poshtë pretendimet e komisionerit të koalicionit Berisha-Meta për mundësitë që pajisja e votimit elektronik të tjetërsojë votat në Elbasan.
Komisioner i koalicionit ''Bashkë Fitojmë'' pretendoi se kishte votuar për Boçin por në fletën e printuar i kishte dalë Llatja, por Celibashi tha se nuk ekziston fare si mundësi që një gjë e tillë të ndodhë.
“Të votosh për një kandidat dhe të dalë emri i një tjetër kandidati tek fleta e votimit probalbiliteti është zero dhe këto jaënë spekulime.
Të gjitha pajisjet janë të koordinuara me një softuare unik dhe nuk ka shpjegim pse kjo ka ndodhur vetëm në Elbasan dhe jo në vende të tjera.
Më është komunikuar kjo problematikë edhe nga Boçi dhe e kemi rikonfirmuar me konsulta me specialistë të kompanisë dhe nuk ka asnjë lloj mundësie që të ndodhë kjo situatë”- u shpreh Celibashi.
Lini një Përgjigje