Kandidati i koalicionit opozitar PD-ASHM në qarkun e Tiranës, Tedi Blushi, në një intervistë për “News24” foli për atmosferën e fushatës elektorale të 11 majit, teksa theksoi se pavarësisht sfidave, koalicioni është më i bashkuar se kurrë.
Blushi u ndal veçanërisht te situata e presidentit të PL, Ilir Metës, duke e përshkruar atë si një figurë që vazhdon të frymëzojë përkrahësit edhe në kushte izolimi.
“Ilir Meta po bën fushatë në kushtet e një izolimi ekstrem, duke komunikuar përmes letrave me mbështetësit e tij. Ai e ka kthyer qelinë në një llogore kundër regjimit dhe sakrifica e tij është një frymëzim për të gjithë mbështetësit e Partisë së Lirisë,” deklaroi Blushi.
Sa i përket deklaratave të fundit të Monika Kryemadhit kundra tij, Blushi zgjodhi të qëndronte më indiferent.
“Nuk dua të komentoj asnjë lloj provokimi, sidomos në ditët e fundit të fushatës. Kush jam unë, e dinë të gjithë, dhe jetesa ime është modeste. Fushata jonë do të kurorëzohet me një fitore madhështore”, tha ai.
po. kush te jep ty o. karafil. gjyzeri. vot. per. ilir. hajdutin. qe. gjith. shqiptaret. gezimin. me te math. te jetes. e. moren. arestimin. e ilir. metes. ik mos ta shofim. bojen ty. dhe. cte. mban. Pragu. i shtepis. njeri i ndyr. me ilir mutin dhe baxhellen monika
Keshtu u dukerka klluf komplet !!!!!!!!!!!!!!!!!!