VIDEO/ “Nga 50 mijë kanë zbritur në 60 mijë” - Rama tallet me deklaratën e Berishës: Turp për vendin të ketë një kënetë në mes të Parlamentit

5 Maj 2025, 13:26Politika TEMA
VIDEO/ “Nga 50 mijë kanë zbritur në 60 mijë” -

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish me videon e një bufi Sali Berishën.

Ndërsa ka ndarë një tjetër gafë të Berishës në Gramsh, ku teksa fliste për rënien e popullsisë, tha se ka rënë nga 50 mijë në 60 mijë.

Postimi i plotë:

NJË FABUL POPULLORE DHE NJË SHËNIM

U ndan detyrat baba djemve të rritur. Ti i thotë të madhit do kujdesesh për prodhimin e arës. Ti i thotë të dytit do kujdesesh për shitjen e prodhimit. Ti i thotë të voglit do kujdesesh për babën dhe ta mbash ke shpia që mos e qeshin dynjaja kur të fillojë me lajthitë !

“Po si do e marr vesh unë këtë o babë?” e pyet djali babën. “Do e marrësh vesh kollaj biri im, sapo baba të ngatërrojë fjalët e konakut të burrave me fjalët e konakut të grave!”, i përgjigjet i ati.
Shënim: Tani që Bababufi i ka lëshuar edhe zyrtarisht krejt pëllumbat, po zogjtë e tij trushpëlarë e marrin vërdallë nëpër Shqipëri me tendë – se ai nuk e mban dot më as diellin, kurse ata pa të janë si këneta pa ujë – u ka mbetur veç demokratëve të thjeshtë, e me mend në kokë, ta bëjnë detyrën e atij djalit të vogël të fabulës popullore.

Dhe ishallah e bëjnë, duke mos e votuar më për ta nxjerrë rrugëve, se për ta është jo vetëm një votë e hedhur në kënetë, po tanimë edhe një hyrje në gjynah, ndërsa për Shqipërinë që negocion anëtarësimin në Bashkimin Europian, është një turp i madh të ketë një kënetë në mes të parlamentit, vetëm e vetëm për hallin personal të Bababufit të dëshpëruar, të pashpresë, e më keq akoma, të përçartur!

5 Komente

  1. K
    Ku eshte ndryshimi midis Bufit dhe Ujkut te Fierit

    Faji eshte i familjes , femijeve....... Te gjithe tallin trapin me Bufin por sic duket , me Bufin edhe femijet e kane abandonuar ...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiperi e shqiptareve

      Leri shkerdhatlleqet Rame por ti je dora qe mbron Berishen nga drejtesia, qe dhe ky me te vetet te te mbroje ne kuvend. Zotin te kemi lene ty VLLEHU plehu dhe Sali serboboahnjakun. SHQIOERI e shqiptareve! ZOTI ESHTE me shqiptaret!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mosha bën të vetën

        Është bërë si Biden. Mosha bën të vetën. Ndofta e ka edhe nga vaksinat që merr për të qënë energjik.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Diaspora

          RAME, TI JE GJYSMA E KENETES SE SALIUT. NDOSHTA JASHTEQITJA E SAJ. TI JE AI QE MBRON! NE MOS ME I ZI!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taulant

            Boll plehr ti bastard je me llum se Berisha. E katandise Shqiperine ne azil pleqsh. Kane per te ta qire tetem Lapaj e Shehaj ne 11 Maj

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje