Bledjon Nallbati dhunoi shoferin e kamionit, Rama: Devolli ka pasur deputet Dritëro Agollin, opozita tani ka sjellë në Kuvend një rrugaç

5 Maj 2025, 12:04Politika TEMA
Bledjon Nallbati dhunoi shoferin e kamionit, Rama: Devolli ka pasur deputet

Kryeministri Edi Rama nga Devolli ka sjellë në vëmendje sherrin me grushte të pak ditëve më parë të deputetit demokrat Bledion Nallbati dhe vëllait të tij, të cilët u konfliktuan për motive banale me një shofer kamioni.

Gjatë fjalës së tij, Rama kujtoi Dritëro Agollin, duke thënë se ishte deputet i Devollit në Kuvend asokohe, por sot PD ka sjellë në parlament një rrugaç, duke iu referuar Nallbatit, i cili është përfshirë në disa raste dhune brenda në Kuvend, por dhe jashtë saj. 

“Kemi bërë një udhëtim me makinë së bashku me Dritëro Agollin deri në Korçë. Më pas im atë dhe Dritëro Agolli vajtën në fshatin e tij. Nga kjo më erdhi gjithë retrospektika prej Agollit, përfaqësuesi i Devollit pa kufij se Dritëro Agollin Devollin e respektonte si birin e tij dhe nuk e shihte as si të majtë as si komunist dhe as si asgjë. Dritëro Agolli është krenaria e kombit tonë dhe patjetër e Devollit.

Devolli kishte Dritëro Agollin deputet në Parlament. Ndërkohë që këtu jemi në një pedonale që nuk përfundoi dot dhe nga ana tjetër e pedonales të papërfunduar, para pak ditësh ju të gjithë ishit dëshmitarë të një skene që tregon se ku ka rënë pazari i opozitës në Shqipëri.

Dritëro Agolli ishte deputet i opozitës, jo i pushtetit dhe fliste për të gjithë popullin ndërkohë që Devolli ka sjellë në parlament një rrugaç të një niveli që unë nuk e di se në cilën vjershë të Dritëro Agollt mund të gjente vend por ma ha mendja tek fjala kokëbosh dhe trangull që Driitëroi e përdor.

Si mundet demokratët e Devollit të votojnë për një rrugaç dhe janë një grup rrugaçësh. E dini shumë mirë se kush është rrugaçi kryesor. E dini pse ky rrugaçi dytësor bën si i fortë dhe pse ndihet me shpatulla të ngrohta.

Si mund të ndodhë kjo që demokratët këtu mund të kenë 1 mijë arsye që të mos duan Peleshin e 5-fishin e arsyeve të mos më duan mua, por s’i mund të bjerë pazari deri në pikën që t’i çojnë parlamentit të Shqipërisë...po e them siç më vjen se realisht më duket fundi nga Dritëro Agolli te një rrugaç, nga një poet kombëtar te një turp vendor këtu. Si mundet të bëhet kjo punë", tha Rama. 

3 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "Rama: Si mundet demokratët të votojnë një rrugaç? "amerikanët votuan trapin dhe ti ankohesh për një rrugaç??pastaj si të mos jetë rrugaç një person që lind dhe rritet në gjuhën tuaj!nga të gjitha anët dëgjon vetëm gjuhë rrugësh të errëta!gjuhë halabakësh,që drejtimin e kanë vetëm e vetëm tek dhuna!!VK o gjigant,po mbajte mutin në gojë mos u merakos se qelb dynjanë kur flet!!të gjithë punoni për të prodhuar "Bledjon Nallbati"me shumicë!ata ju mbarojnë punë dhe jo njerëz me kulturë!!populli zgjedh çdo herë batakun si ajkën e tij!!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nikoll Kamshi

      Më qartë s'ka s'i thuhet,por trutharet dhe interesaxhinjë nuk pyesin.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Po qe ke te drejte? Per keto gjera nuk ta "ha qeni shkopin", shume e vertete kjo deklarate. Rrugaçet si ky Nallbati, si Mut Noka me shoke se lista eshte e gjate, nuk kane vend ne Kuvend.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje