Kreu i PS dhe kryeministri Edi Rama përcolli një mesazh për të gjithë votuesit shqiptarë në Greqi, që të marrin zarfet me fletët e votimit të dërguara nga KQZ dhe t’i nisin ato drejt Shqipërisë në mënyrë që të shfrytëzojnë atë që ai e quajti si “mundësi historike” për të votuar nga jashtë kufijve të vendit.
Ai tha se problemet që u shfaqen në fillim me kompaninë tashmë janë rregulluar.
“Doja të përcillja një mesazh për ata që janë regjistruar si votues në Greqi që të marrin zarfet dhe të mos e lënë pa përdorur mundësinë historike për një takim me historinë për të qenë votues për herë të parë jashtë kufijve të Shqipërisë.
Është një takim me historinë për të kyçur Shqipërinë në familjen e BE. Ka pasur një problematikë me shpërndarjen ditët e para, por tanimë kompania ka vënë gjërat në vijë dhe zarfet janë shpërndarë në destinacionet e ndryshme.
Nga ana tjetër nëse i keni marrë zarfet veproni duke i kthyer drejt Shqipërisë me numrin pesë. KY votim ka një rëndësi të veçantë për shqiptarët që nuk kanë pasaportën dhe janë në ankthin e pensioneve.
Negociatat me Greqinë kanë nisur dhe duke u nisur nga eksperienca e marrëveshjes me Italinë mund të merret me mend sa mund të zgjasë pakti. Numrat e mëdhenj e vështirësojnë procesin”, tha Rama.
Rama ironizoi opozitën duke thënë se “klithmat e bufit të kënetës u shtrinë edhe jashtë kufijve duke paralajmëruar vjedhjen e madhe”.
“Një nga ato salamandrat blu kishte nxjerrë ca zarfa në rrugë dhe pretendonte se ishin të kapur nuk e di kush dhe sesi. Drejtuesi ynë politik ka bërë të qartë, se zarfa mund të mbledhësh edhe nga shpia jote. Kur je skllav i bufit edhe shtëpinë tendë e kthen në llogore kënetë.
Mund ti fotografosh në rrugë dhe të thuash këto i bëri regjimi, por këto nuk i ha njeri”, u shpreh kryeministri, duke bërë thirrje që “të përshpejtojmë tharjen e asaj kënetë që është një fatkeqësi kombëtare dhe një plagë antievropiane”.
E ke kot o rame,E ke mare rrugen e m•••tit kete rralle,Noc rrokun do ta japim ta mbash ne dore kete here me qenese e kishe dhe ne zyre Nocin
Votoni per kete gerxhon e mbaruar me te gjitha, qe ka degedisur gjysmen e popullsise larg ketij vendi.
I ngeli ne goje ketije benit
PS dhe Rama fitone ... Salplehu dhe Bejleri do ta marin te gjatin sic e deshirone Armina Argida dhe Zeni ( thuhet qe Zenit eshte homosexuel dhe del me Bardhen e Kavajes) nuk e di sa eshte e vertete por besoje qe Zeni pallohet......
Po thuaja tamam, o Salehu : Benit i mbeti muti në gojë tash sa vjet . Për çudi nuk ngopet kurrë .