Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka publikuar mesazhin e zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance, i cili ka thënë se “nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre”.
Me anë të një postimi në Facebook, ambasada teksa citon J.D. Vance shkruan se “të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë”.
“Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë.
Ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre, ka thënë zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance, mesazh që është publikuar edhe nga ambasada e SHBA-ve.
Ky mesazh i zv. presidentit të SHBA vjen vetëm disa ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, ku qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të shprehur me votë vullnetin e tyre dhe për të zgjedhur forcën politike të cilën dëshirojnë që t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme.
Kudo ku jane perfshire kohet e fundit ne fushatat politike te vendeve te tjera, kane thyer hundet. Po permend vende te rendesishme si Gjermania, Kanadaja, Australia etj.
Urime per rikthimin ne funksion te burgut te Alcatrazit, ndersa per zgjedhjet tek ne mos u merakosni shume. Apo keni ndonje hall a preference te nenkuptuar?!
Na rrofsh to pet o J. D. Vance. E ndritët ju me popullin amerikan që po e përdhunoni çdo ditë me krypalaçon tuaj dhe mbetët të mësoni të tjerë.
Ja dhe nje fjale e menceme me finese kohore per shqipetaret. Me qarte e me shkoqur nuk ka. Shqiperia ka humbur rrugen. Edhe EDI Rama hodhi dyshimin mbi Pardesyte e Bardha. Por kjo fjalet e thene sote nga amerikani e vé dhe Edin ne te njejtin rol me Pardesyte e Bardha. Loja e fundit e poste komunizmin asht te lene si ngatrrese te fundit, lenjen e pushtetit ne dore te nje ballisti. Frike komunistet ndjejne nga kthimi i mbreterise. Sepse Princi ka gjak shqipetar dhe Lidhjen si nip me perendimin. Ka ate lidhje qe e Afron Shqiperine me perendimoret me shume se cdo lloi betimi apo rrahje gjoksi. Mbreti ne Fron dhe atehere me i zoti le te vije kryeminister, qofte edhe femijet e Enver Hoxhes. Kjo asht demokracia ku te gjithe palet te ushtrojne kapacitetin nen madheshtine e monarkut.
ALKATRAS te pimento dolline, na beje ndere merna Saline , po te Mos rrije pa shok , mer dhe Liken megjithe Noke ..Hajde me fund e me kenge Labe te Kucit
VANCE nuk ka frike nga mendimet kunder?? Prandaj kercenojne me bllokim financimesh universitetin me te famshem ne bote Harvard?media e televizione ,dhomat e avokatise me te fuqishmet ne SHBA me kercenime direkte e te terthorta? e te gjitha per te vetmin qellim,linjezimin e te gjithe atyre qe mendojne ndyshe nga presidenti,ne te njejten linje mendimi me te,ne te kundert,e pesojne rende financiarisht. Vance,pikerisht ky ç'fare nuk ka thene kunder Trumit me pare ,e tani Vance do te merret per mbrojtesin e rrepte te lirise se fjales! I madh eshte,fiks kampion i koerences !!