Kryeministri Edi Rama ka folur me bindje të plotë se administrata nuk voton 100% për Partinë Socialiste.
Teksa fliste me një respekt për punonjësit e administratës, Rama gjatë bisedës u ndal edhe te patronazhistët për të cilët tha se janë cilësuar në vendin tonë si një “organizatë sigurimi kriminale”, ndërkohë që në vendet e BE-së dhe kudo nëpër botë çdo parti politike serioze ka patronazhistë.
“Unë përshëmbull po ta them me garanci se adminsitrata nuk e voton 100% PS. NE kemi në punë që nuk i kemi pyetur asnjëherë çfarë mendimi ke dhe kë voton. Ke njerëz që kanë me vite aty. Nëse bëjnë një votim të fshehtë it mendon se do votojnë të gjithë PS? Po jo nuk ndodh. Se të thuash këtë do të thotë të ulësh njerëzit.
Dhe kjo që ndodh në nivelet tuaja, është ulja e njerëzve, juve për ju janë një turmë njerëzit që ose dhe të mendojë si ju ose është një turmë socialistësh patronazhimi. Dëgjo këtu është krijuar një legjendë patronazhimi sikur është një organizatë sigurimi kriminale. Ndërkohë që partitë serioze kanë të gjithë patronazhistë.
Unë e di që nuk voton administrata, nuk ka shans të jetë 100%. Ne nuk bëjmë patronazhizëm të administratës. Ne bëjmë patronazhim në territor jo në administratë. Unë kam respekt për shqiptarët që ju nuk e keni, ju i konsideroni njerëzit në administratë si disa njerëz që nuk kanë karakter dhe rrinë aty për bukën e gojës”, tha Rama.
Ai tha se në këto zgjedhje PS ka si objektiv të marrë 71 mandat.
Sipas tij të dielën e 11 Majit, nuk diskutohet vetëm për 71 mandate, por për mbylljen e negociatave me BE-në dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e madhe europiane.
“Ne si komb shqiptar, ne si popull i Shqipërisë këtu, të dielën kemi takim me historinë. Nuk është për Partinë Socialiste as për partinë e kënetës, është për historinë. Partia Socialiste, 71 mandate nuk i diskuton.
Këtu nuk bëhet fjalë për 71-shin por për një mesazh force të popullit shqiptar në raport me Europën. Për një mesazh force që të krijojmë këtu një fuqi të përqendruar deri në 2027 te negociatat. Ne na ka ndodhur ajo që nuk i ndodh çdo gjenerate. Na e solli fati në dorë që për dy vite të mbyllim negociatat me BE-në që deri dje nuk e hapte derën”, tha Rama.
këtu ke të drejtë"çdo parti politike serioze ka patronazhistë."!!nja dy shokë më thanë se sa herë deshin të postonin një koment,këtu tek mero,ju dilte lidhja me instagramin tënd!e provova dhe unë!? dhe për çudinë tënde më doli dhe mua!!mero është një patronazhisti tënd o gjigant!!se mos harroj të ta kujtoj!!pasi të fitosh dhe këtë radhë mos harro të thuash se do largohesh nga politika!!e ke thënë gjithnjë,dhe ne jemi mësuar me të!mo na i humb shpresat duke harruar ta përmëndësh këtë herë!!
Problemi nuk është ça voton administrata, por sa nën presion është që të votojë Rilindjen, Ramën. Mjafton një fakt I thjesht. Para një viti qarkullonin zëra se punonjësit e bashkisë Tiranë (një pjesë e tyre apo në shumicë) kishin nga dy adresa Facebooku sepse një i duhej për familjen, miqtë e fisin, dhe një adresë për partinë ku i bënin like Lali Erit
Rilindja ka vdekur ne PS te pakten qe ne 2017 kur ra i fundit Tahiri PS eshte kapur nga karaputanat me te liga te ketij vendi dhe bandat e Elbasanit etj
ke të drejtë!presioni nuk është i vogël!nuk dua të them se është jetsor,por thjeshtë ka presion!!presioni nuk do të thotë që të këthehet i gjithi në votë,por e rrit mundësinë për marrë ndonjë votë më shumë!!për mendimi tim është se nuk është i rëndësishëm presioni për ditën e votimit sesa presioni për të marrë pjesë në grumbullimet partiake!!sidoqoftë me kalimin e kohës ka gjëra që kanë ndryshuar!të shpresojmë që të ndryshojnë dhe në të ardhmen!pavarsisht se janë shumë ngadalë!!para se të ndodhë kjo duhet të fillojë të ndërrojë dhe klasa politike!i vetmi që është larguar nga jeta politike,pa vdekur,është tos qorri!gjithë të tjerët e kanë ngjitur bythën në karrige dhe se shkulin më!ky është problemi më i madh i shoqërisë shqiptare!ripërtëritja e klasës politike n uk bëhet kur të vjetrit zgjedhin gjithnjë e më të rinj për ti mbështetur!!këtë e shohim tek "demokratët" dhe tek ngjyra ngjarat e asaj që ishte më parë PS!!drejtuesit e vjetër kanë nevojë për gjak të ri që ti mbështesë!!kur vjetrohet gjaku,dhe fillon e bëhet i ndërgjegjshëm, i bëhet një "dializë" dhe fillohet nga e para!një tufë e re me "yes man"!!
Ja Mero çorrapja, patronazhistii partisë që çensuron komentet, sidomos kur I thuhet e vërteta për Lali Erin. Një lëpirës bythe partie, që hiqet si shkrimtar, dikur i lëpihej Saliut e tani Ramës. Ky është fytyra e vërtetë e rilindjes, që tregon sesi rilindja i do intelektualët dhe median, pra i do thjesht vemje që jetojnë e pasurohen duke bërë propaganduesin qesharak surratbythë. Imagjinoni tani Mero çorrapja e quan veten poet! Llum mediatik.