Ulsi Manja krah Noizyt: Ishte merakosur Saliu për Lamborghinin e Noizyt! Ky djalë e ka blerë me talentin e tij

5 Maj 2025, 09:09Politika TEMA
Ulsi Manja krah Noizyt: Ishte merakosur Saliu për Lamborghinin e Noizyt! Ky

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në takimin elektoral përmbyllës të fushatës në Lezhë i ka kthyer përgjigje edhe ish-kryeministri Sali Berisha për makinën luksoze të Noizyt, e cila vlen të theksohet që është komentuar përgjatë ditëve të fundit gjerë e gjatë.

Krah Noizy, Manja ia ktheu Berishës duke i thënë se makina që reperi përdori në inaugurimin e rrugës së Arbrit është blerë me punën që ai ka bërë ndër vite, teksa më tej përmendi dhe marrëveshjen e lobimit miliona dollarë.

“E mendoni sa pensionistë mund të paguhen me 6 milionë dollarët e Saliut. Po ai pse do ta heq damkën, ai si me damkë si pa damkë në 12 maj ai është tek shtëpia. E kishte merak Saliu që këndohej kënga e Hajredin Pashës dhe se Noizy kishte ardhur me Lamborghini. Por sot dua të them se më në fund u përmbush një ëndërr shekullore e Dibrës për t’u lidhur me Tiranën. Dhe ku ka më mirë se ky përurim të bëhet me një Lamborghini, të blerë me talentin e këtij djali”, tha ai.

Kujtojmë se më herët kreu i demokratëve, Sali Berisha tha se  Lamborghini i Noizyt kushton sa 50 mijë pensione.

“Rama në vend të debatit dhe transparencës paraqet së fundmi Lamborghinin e Noizyt. Ai ta gëzojë se e ka nga fitimet e këngëve, por ai kushton sa 50 mijë pensione. Siç kushton djegësi i Tiranës i zhdukur 130 milionë.

Ka zhdukur 130 milionë euro taksat tuaja. Ku janë? Ku është djegësi i Fierit që e shëtitën vërdallë dhe sot është një llamarinë që s’punon? Ku janë 120 milionë euro të Becchetit? 21 milionë euro udhëtime me avion taksi? Ku janë 33 mijë euro shishja e Romano Kontit? Prandaj urdhri mos dilni para qytetarëve. Ai që fshihet është më i ligu. 11 maji po vjen. Edi Rama është fundi yt”, tha Berisha.

5 Komente

  1. A
    Avni

    Na cate karin me Noizin, po e perdorni sikur cfare modeli po ofroni per te rinjte. Funderina jeni bashke me Noizin.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Josifi

      Z.Ministër fushata më e mirë do ishte llogaridhënia për premtimin se administrata e AKP do shpërndaj kompesimet e pronarëve për tokat e zëna nga ndërtimet infórmale dhe shumë të tjera si këto,pastaj dil për një Nojz.Kemi vite që presim mesazhin e premtuar nga AKP se paratë ju kanë kaluar në llogarin bankare.Gjithsesi me që jemi në prag zgjedhjesh mos prisni shumë,se çudisë të vazhdimësisë po i vjen fundi.

      Përgjigjjuni
      1. n
        noc rrokun e rames, keni per te marre

        Edhe ti mor mut( qe ju ka veshur kllouni rami, si karagjoze cirku) e ke shkerdhyer postin si ke dashur, aty sa nuk ke lene soj dhe sorollop pa punesuar ne zyrat e shtetit.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Votoni numrin 0

          Funderina nga njera ane tallavaja nga tjetra, ja shkerdhyet nenen shqiperise...dhe idjotet votojne akoma keta.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trapajane hesapi

            C'rendesi ka se ka.lamborgini apo Fiat? KY eshte sistemi kapitalist, te pasur dhe te varfer, buksa dhe pabuksa, parallinj dhe urillinj. Por, kemi fitoren e madh e, te drejte per te votuar njesoj. Kerkon kete sistema, por me mendesine e barazi se pasurore, barazi se ne te ardhur. Fitorja eshte e madh e, ne ate diktature rapporti I rrogave 2-1,Sot 20-1.Por...kemi te drejte njesoj, te votojme te barabarte, Para ligjit te barabarte. Dhe Saliu do Na I ngreje me l'art po ti japim vote.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje