Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, komentoi lobimin e PD 6 mln dollarë në SHBA.
Brozi i bën thirrje jo vetëm SPAK, por edhe FBI që të gjurmojë burimin e parave. Brozi thotë se është lobim i Berushës për t’i hequr non gratën, por thekson se kjo nuk do të ndodhë.
Brozi komentoi në intervistë për Report Tv edhe fondacionin e themeluar nga Nuredin Seci dhe familja e tij, duke thënë se u themelua vetëm pak dita para nënshkrimit të kontratës së lobimit.
"6 mln dollarë edhe fshatari më i largët e kupton që është lobim i Berishës. Fakt tjetër që dëshmon se miliardat e vëna përmes korrupsionit dhe krimit të klanit Berisha, nuk kanë të shteruar. Janë gati për të paguar 600 miliardë dollarë për t’ia hequr non gratën.
Më duket shpenzim i pavend i PD, s’do ta arrijnë kurrë atë qëllim. Nuk bëhet përmes lobimeve heqja e non gratës dhe duke që ata kanë dështuar që në fillim. Më bëri përshtypje edhe humori, tallja e LaCivita, ai u tall, na ka fyer të gjithë shqiptarëve.
Vetëm shqiptarët që s’duan ta kuptojnë kush është Berisha, e besojnë. I bëj thirrje SPAK dhe FBI të gjurmojnë paratë. Të vërtetohet nga po vijnë. Unë jam emigrant vetë dhe s’kam dhënë kurrë para për asnjë parti politike. Të ndiqet paraja. Si është e mundur, ku fondacion u ngrit pak ditë më parë, si mblodhën qindra mijëra euro. E pamundur. Këta patriotë, le të japin publikisht emrat e tyre.
Gjurmimi i parasë do na nxjerrë të vërtetën. Nëse është vullneti dhe serioziteti i SPAK, dhe institucioneve të tjera, nëse s’ia kanë kërkuar bashkëpunimin FBI, do ishte një përpjekje për ta zvarrit çështjen. SPAK duhet t’ia ketë dorëzuar kërkesën FBI. Është e thjeshtë, ato patriotë duhet të dëshmojnë lëvizjen e parasë.
Mund të ndiqet krejt lehtë lëvizja e parasë. Ky lobim është dështim tjetër i kauzave të PD, e cila në këto zgjedhje mesa duket kauzë kryesore ka heqjen e non gratës së Saliut, e tmerrshme, e turpshme për një parti politike. E vetmja gjë që ka bërë këtë lobim, ka pasur me 6 mln dollarë apo më shumë lobistët në Amerikë", tha Brozi.
Shume ju pelqejn parate e pista edhe amerikaneve,po duket qartazi
Z. Brozi ju jeni ne Shba dhe mendoni e shpresoni qe SPAK- u do ta ndjeke kete ceshtje. Me fal por gaboheni. Neqoftese e ndjek FBI dhe mund te shpresojme por SPAK eshte i trembur nga kercenimet e Berishes. Nuk i ka derguar asnje kerkese FBI- se deri tani dhe as ka per ti derguar. Spaku vepron me shpejtesi ne formulim akuze dhe kerkon arrestime vetem per eksponente te mazhorances pa patur frike ngaqe ajo nuk e kercenon. Ne te njejten linje po vepron dhe GJKKO. Sot me shpifje publike te vertetuara Gjkko shpall te pafajshem Gazment Bardhin. Po sot Gjkko shtyn per 6 muaj rrjesht gjygjin ndaj Sali Berishes vetem per te marre masen nese duhet kaluar per gjykim dosja e korrupsionit ndaj pronave te klubit Partizani apo jo ! Dumani ka 4 muaj me dosjen e 21 janarit ne duar dhe akoma nuk e therret ne pyetje nje here te vetme Berishen duke shkuar drejt skadimit te afateve. Populli i ndershem shqiptar Z. Brozi tashme e ka kuptuar qe kjo drejtesi e re ka DEVIJUAR, eshte e NJEANESHME dhe e TREMBUR DERI NE PALCE nga kercenimet e nje kufome politike . Kjo drejtesi duhet pluguar e duhet te krijohet nga e para.
Hetimet duan kohe dhe rrjedhshmeri, i njejti SPAK e mbajti te mbyllur vampirin per 9 muaj rresht qe uleriste urrdhera nga kati 8 apo ke memorie te shkurter ti, kur thua SB duhet te nenkuptosh nje perandori te ndertuar nga ky klan serb me dekada te krimit e korrupsionit duhet cmontuar me pare sepse ka nxene rrenj shum te thella

Cfar konkluzione dolen per lobimet e Metes (LSI-s) ,lobimi i Bashes (PD-s) me parat ruse,qe do dale lobimi iBerishes meparat e pista?AS mos shpresoni.Bota e gjithe eshte e piste.