Berisha pretendon manipulim zgjedhjesh, Balla: Saliu është e keqja e opozitës, s'di të veprojë ndryshe

12 Maj 2025, 15:35Politika TEMA
Berisha pretendon manipulim zgjedhjesh, Balla: Saliu është e keqja e

Teksa procesi i numërimit për votat e diasporës po vijon, PS po kryeson bindshëm ndaj partive të tjera deri më tani.

Drejtuesi politikë i diasporës Taulant Balla, teksa ishte duke monitoruar nga afër procesin në një prononcim për Report Tv, iu përgjigj akuzave të opozitës për cënim të procesit për votën e diasporës.

Akuzat e opozitës se zarfet me votën e diasporës janë plotësuar nga PS, ai e cilësoi si një akuzë e rëndë, ndërsa theksoi se me rëndësi është që të lexohet çdo votë që vjen nga diaspora.

"Kjo është një akuzë e rëndë që nëse nuk referohet në instancën përkatëse, mund të rrezikojë moskallzim të krimit. Vendimi i KQZ i djeshëm ishte vendim për të qetësuar shpirtrat e opozitës. KQZ është institucion i pavarur dhe unë besoj se në çdo rast e rëndësishme në këtë proces është që të lexohet çdo votë që vjen nga diaspora", tha ai.

Lidhur me akuzat e Sali Berishës për manipulim të procesit të zgjedhjeve nga PS, ai tha se kjo është e njëjta retorikë që ka përdorur gjithmonë Berisha.

"Kur mbani mend mend që ai të ketë vepruar ndryshe. Ka qenë kryeministër i ka humbur zgjedhjet dhe tha u vodhën. Më vjen keq që personi në fjalë ka qenë dhe mbetet e keqe e opozitës në vend.

Kuvendi do të mblidhet në senacë në 9 shtator që është data që përkon me përfundimin e mandatit të kuvendit aktual, në vijim do të mblidhet ai ekzistues që do të shpërndahet në 8 korrik dhe gjërat do të vijojnë, sepse s’kemi asnjë moment për të humbur", tha ai.

Lini një Përgjigje