Krimet zgjedhore - SPAK nis hetimet për 39 çështje, për 25 u vendos mosfillimi i hetimit

12 Maj 2025, 11:23Politika TEMA
Krimet zgjedhore - SPAK nis hetimet për 39 çështje, për 25

SPAK ka nisur hetimet për 39 çështje në lidhje me Krimet Zgjedhore të denoncuara para dhe gjatë procesit të votimit për zgjedhjet e 11 majit, në të gjithë vendin.

Prokuroria e Posaçme po heton 39 kallëzime për krimet zgjedhore, ku 17 kallëzime janë  dërguar për verfikim në polici, ndërsa për 25 kallëzime u vendos mosfillimi i hetimit.

“Krimet Zgjedhore - 156 materiale të administruara 39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale).

25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal. 24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.

17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para).

1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese. Pjesa e mbetur është në proces verifikimi”, thotë SPAK.

1 Komente

  1. K
    Kalec

    SPAK-u ska zgjidhur krimet e Lul Bashes, Lali Erit, Berishes, Metes, Rames, jo me te zgjidhi "zgjedhjet"...lol

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje