Numërimi në Himarë drejt fundit, kryebashkiaku Tavo: Rezultati përtej pritshmërive. Nuk jemi më ajo bashkia problematike!

12 Maj 2025, 10:21Politika TEMA
Numërimi në Himarë drejt fundit, kryebashkiaku Tavo:

Edhe pse me ngadalësi si proces, grupet në Himarë ia dolën të hënën që të çojnë drejt fundit numërimin e votave për subjektet politike, duke lënë pas vetëm një kuti nga Vranishti deri në orën e raportimit, në 9:45.

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, i cili e ndoqi nga afër procesin, deklaroi për RTSH se grupet e numërimit do të kalojnë më tej te votat për kandidatët për deputetë.

Janë të lodhur edhe komisionerët e KZAZ-së, por edhe numëruesit, kështu që është rënë dakord me konsensus që të ketë disa orë pushim për të rifilluar me numërimin e fletëve të votimit për kandidatët,” u shpreh z. Tavo.

Për sa i përket rezultatit, kur janë numëruar 35 nga 35 qendra votimi gjithsej, në Himarë udhëheq Partia Socialiste me 50,45% të votave, ndjekur nga koalicioni PD–ASHM me 39,05% dhe koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në vendin e tretë, me 5,49%.

Rezultati është përtej pritshmërive. Për të qenë i sinqertë jemi më mirë sesa në zgjedhjet e 4 gushtit, si numër votash PS-PD në këtë bashki. Ajo që vlen të theksohet në Himarë është që më në fund, për herë të parë, po bëhet një proces zgjedhor i qetë, pa asnjë problem, pa asnjë konflikt, pa u bërë siç ka qenë shpesh në faqet e para të gazetave apo si lajm i parë, si një bashki me probleme, sidomos gjatë proceseve zgjedhore,” tha kryebashkiaku Tavo.

2 Komente

  1. K
    Kjo eshte himara e vertete

    Himara asht shqiptare, bravo. Te haje gjuhen e vet Micotakis dhe te puthe bythe e Belerit Saliu.

    Përgjigjjuni
    1. Bravo himariotëve dhe ju zoti tavo që treguat se jeni me kulturë dhe atdhedashuri.Larg frymës përçarëse nga një grusht pleshtash që na mbahen si greqista në Himarën një milion vite shqiptare.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje