Krimi zgjedhor - Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH "zbarkojnë" në 12 qarqet e vendit

10 Maj 2025, 14:16Politika TEMA
Krimi zgjedhor - Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH

Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën e 11 majit, qytetarët do t'i drejtohen kutive të votimit. Kështu, vetëm 1 ditë para votimeve, SPAK ka zbritur në terren.

Mësohet se që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë zbarkuar në 12 qarqet e vendit, teksa sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se po shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kjo lëvizje vjen për parandalimin e krimeve zgjedhore, kryesisht në zona të cilat konsiderohen të nxehta. Në këto zona, të tilla si: Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Lezha, janë caktuar nga dy prokurorë. Sa i përket Tiranës, janë caktuar prokurorë të posaçëm.

1 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    SPAK dhe BKH ne kerkim te krimeve imagjinare te Partise Socialiste, sipas informacineve te "qytetareve dixhitale" te kreut te agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit Salih Vuk Berisha!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje