Nga Altin Ketro
Më 11 maj, qytetarët shqiptarë votojnë për përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Mes premtimeve, thirrjeve për ndryshim dhe deklaratave bajate të liderëve të konsumuar, një pjesë e demokratëve kanë vendosur t’ia japin votën Sali Berishës. Disa me bindje, të tjerë ndoshta me një naivitet që politika shqiptare e ka ushqyer prej vitesh. Për të gjithë këta, kam një kujtesë; një datë, një skenë që nuk duhet harruar: 8 janar 2022.
Në atë ditë janari, Sali Berisha i priu turmave të veta drejt selisë së Partisë Demokratike. Me hunj, leva, sende të forta në duar dhe me urrejtjen në sy, ato turma nuk shkuan për protestë, por për sulm. Synimi ishte i qartë: pushtimi i selisë dhe dhuna ndaj demokratëve të tjerë që mbështesnin Lulzim Bashën.
Ishte një ditë që mund të kishte përfunduar në tragjedi. Nëse atë ditë Edi Rama do të kishte vendosur të rrinte duarkryq, dhe nëse të tjerët do të ishim mjaftuar me cinizëm, sot ndoshta do të kujtonim viktima, në kuptimin e plotë të fjalës. Ishte ndërhyrja e policisë që shmangu një përplasje fatale mes shqiptarëve, brenda mureve të një partie politike.
A është ky lideri që meriton të marrë sërish pushtet? Një politikan që dhunën e përdor si armë kundër vetvetes, kundër bashkëpartiakëve, kundër kujtdo që nuk bie në një mendje me të?
Ajo që dikur Berisha e bënte ndaj kundërshtarëve politikë (p.sh. 14 shtator 1998), më 8 janar 2022 e bëri ndaj demokratëve që vetë i kishte zgjedhur dhe rritur në parti.
A mund t’i besohet pushteti një njeriu që është gati të djegë shtëpinë e vet politike për të mbijetuar personalisht? Sepse ai që djeg shtëpinë e vet, nuk ka për të ngurruar të djegë edhe shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë. Dhe kjo nuk është një metaforë. Është një fakt i dhimbshëm i historisë sonë politike 35-vjeçare.
Bravo. Ky gjakatar I semure duhet te zhduket nga politika.Mjaft me me te
Prapambetjes shpellare po I paguajme haracin. Ky palaco qe duhej te ish ne qeli, prape do kapardiset ne parlament
Dy banditet qe sulmuan Shqupin me 8 janar 2022 jane ne radhet e foltores, Kol bushkola nje bandit mesjetar, nje shpellar me fytyre kafshe qe dogji deren e bashkise me molotov dhe flamurin kombetar mbi bashki, po ashtu dhe Ton Dauti nje kriminel i regjur qe thyeu dyert e Shqupit me matrapik e leva e qysqi.
Memorja e shkurtër një nga të metat e shqiptarëve. Sidomos pëdëistëve, Ketro bën mirë që ua kujton.
Nuk janë parti,janë sektë.