Kryeministri Edi Rama është i bindur në fitore për një mandat të 4 qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
I pyetur në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, nëse do të largohet nga drejtimi i PS nëse humbet zgjedhjet, Rama tha se ka vetëm 2 rrugë që ai mund të largohet nga zyra e Kryeministrisë; vota e qytetarëve dhe kur ta vendosë vetë tërheqjen politike.
Sipas tij, vota kundër nuk ka gjasa të ndodhë, kështu që vendimi i mbetet vetë atij.
"Ne kemi 74 mandate, nuk kemi asnjë qark ku ne mund të humbim një mandat nga këto që kemi. Në Shkodër ne kemi 3 nga 11. Rezultatin më të keq kemi marrë herën e kaluar. Me çfarë ka sot Shkodra, ne minimumi do marrim 1+.
Në Lezhë po them le të rrimë ashtu siç është. Në Tiranë ka 2 deputetë që janë shtuar, ne jemi sot që flasim jemi 18, nuk humbim mandat në Tiranë. Në Durrës nuk ka shans që ne ta humbim 8, mund të marrim 9. Në Elbasan është e sigurt që do marrim 1 më shumë. Në Fier do kthejmë në shtëpi mandatin e 10. Të tjerat do rrinë stabël. Mund të ketë lëvizje në Vlorë.
Dy rrugë ka që unë të largohem nga zyra e Kryeministrit. E para, të më votojnë shqiptarët kundër, nuk diskutohet që unë jo Kryeministër po nuk ka asnjë shans që unë të bëj bufin socialist të kënetës, por duhet ta mësosh, unë do iki kur ta vendos unë. Kur ta vendos unë do iki. Votat patjetër, por nuk do vijë puna te vota. Kur ta vendos unë do iki nga politika", tha Rama.
E drejte, Kur ta vendosi vete Ai, atehere do iki nga pushteti.!!!!!! Ky sistem eshte instaluar ne Shqiperi. Ky vendim eshte ne bashkepunim me Berishen Ble media, ble ambasadoret, ble politikane te huaj, perzu popullaten shqiptare nga vendi dhe kushdo te jete, mbreteron, jo drejton per vite e dekada. Rreth 500 mije pensioniste jetojne me buke e uje, 100 deri 150 euro ne muaj. Ja vendi me i lumtur ne bot..Do vine te jetojne ketu edhe nga perendimi.
Shporru sa me pare .hajdut
Vazhdo Cub mos e rr.....per zagaret e sali qenit nje nder ta eshte edhe fevzi fantomasi. Keta qener presin tek dera kur po te ndodh gje ty dhe te vij llumi I shqiperis ne pushtet. Ec vetem perpara per te miren e shqiperis. Mjaft e kan shkaterruar e djegur muterit e ju shoft rraca e qenit.