Rama i përgjigjet Berishës: Të dielën merr mesazh të qartë, nuk ka shans të debatojë me mua

10 Maj 2025, 09:10Politika TEMA
Rama i përgjigjet Berishës: Të dielën merr mesazh të

Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kundërshtari i tij Sali Berisha do të marrë një përgjigje të qartë.

I ftuar në emisionin Opinion, Rama iu përgjigj pyetjes së Fevziut, që solli reagimin e Berishës në rrjete sociale, ku shkruante se “Rama nuk vjen në debat sepse e di që pësoi fatin që pati Biden me Trumpin”.

Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për atë që e quan… ai është një buf kënete që sot ka mbaruar fushata e jetës së tij dhe që ditën e dielë do marri një mesazh shumë të qartë nga populli shqiptar.

Blendi Fevziu: Dje tha që vetëm ai lart më largon nga PD.

Edi Rama: Vetëm ai lart e largon një buf nga këneta. Këneta ka nevojë për bufin e vetë.

Blendi Fevziu: Ore pse nuk del në debat?

Edi Rama: Nuk ka asnjë shans që një katran me bojë që nuk ka lënë të gjallë e të vdekur të shtëpisë time pa e marrë zvarrë, të ketë fatin që unë t’i jap 1 minutë nga prania ime. Është tërheqje zvarrë e të vdekurve dhe të gjallëve të familjes time në mexhelis duke i pështyrë për hesapet e tij të ndyra politike.

4 Komente

  1. T
    TRAPA JANE.

    Njeriu qe punon,Gabon.kete e ka thene edhe Enveri dikur.Edhe Edi,mund te kete bere edhe gabim,por ecurine e punes se tij ka qene positive.kembet jane shtrire sa ka patur jorganin.Dhe mos harroni,kur mori qeverine gjeni nje grappe deficiti prej 676 milion dollare.Gabimi i pare i tij ,mosngritja e nje komisioni hetimor per te hetuar ku shkruan dhe per u krijua kjo grappe ne buxhet.Ama Edi Rama nuk vrau njeri,nuk iu hoqi apo uli pensionet ,duke nxjerre njerezit borxhlinj, sic beri Saliu dy here.Dikush akuzon per vjedhje.Por asnje prove atje ku duhet,vetem llogje ne tavoline dhe mitingje.Ka fai dhe drejtesi a.Cdo akuze publike,kudo qe behet,duhet te verifikohet,ne menyre qe hajduti ose shpifsi te shkojne para ligjit.Dhe akuza pa prova eshte shpifje per shkak te detyres.Keshtu drejtesi a behet ortaku dhe nxitese e krimit te shpifjes dhe fyerje publike.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bufi dhe Rama haaaaaa

      Bufi me Edi Ramen ne débat ? haaaaa Bufi nuk ka verbe nuk ka vocabulaire , Bufi dhe shqipen e flet keq duhet perkethyes. Jo sot qe Bufi eshte ne démence totale por edhe me pare kur ka qene gjysem i semure nuk munde e te ulesh ne débat me Ramen pasi i ka prekur te gjalle e te vdekur , nuk duhet te harrojme Shikasit e Gazidede qe e goditen per vdekje . Une nuk e kam degjuar Ramen ti tregoje Bufit dashnorin e Sllobodankes as ti kete permendur Ram e Shiqere as femije e familje , Bufi nuk meritone asgje veç injorimit ..

      Përgjigjjuni
      1. G
        Grizo

        Ne fakt po te keshe ndjekur me kujdes fushaten del tjeter gje! Rama duket si Trump dhe Berisha me gafat dhe te folurin e zbehte duket si Bajden.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dursakja

          Si mund të pretendojë drejtimin e një shteti ai që ka humbur drejtimin e vetes? Si mund të marrë në duar fatin e një populli ai që ka përbuzur vlerat që e bëjnë njeriun, njeri? Sot, më shumë se kurrë, nuk kemi përballë njerëz me vizion, me shpirt shërbimi, me mendje të kthjellët për të udhëhequr drejt drejtësisë; por hijet e tyre – zëra të zbrazët, fytyra pa ndriçim, të pajetë në ndërgjegje e të gjallë vetëm në oreksin për pushtet. Njeriu që nuk njeh veten, që nuk ndalet një çast të shohë në pasqyrën e ndërgjegjes, është si anija pa busull: bredh, përplas dhe fundos çdo gjë që i del përpara. Kur ai del përpara popullit e flet për ligje, ai nuk njeh as ligjin më të thjeshtë të nderit. Kur flet për sakrifica, ai nuk njeh as sakrificën më të vogël për të mirën e tjetrit. Kur thotë “më besoni mua”, ai ka harruar se tradhtari nuk mund të kërkojë besim, por falje. Si mund të guxojë të kërkojë drejtimin e shtetit ai që kur iu dha pushteti, grabiti? Ai që preku paratë e të varfrit, që vrau me urrejtje, me urdhra të fshehtë, me heshtje kriminale? Ai që nuk pati kurrë lot për vuajtjen e nënës, as zë për britmën e fëmijës, por vetëm buzëqeshjen e ftohtë të një maskë të shitur? Jo! Ky nuk është udhëheqës – është mashtrues. Është plagë mbi trupin e shoqërisë, është gjëmë që ecën mbi rrënojat e shpresës. Njeriu pa personalitet, pa dinjitet, pa një pikë morali nuk ndërton shtet – ai ndërtueshëm vetëm gërmadha dhe frikë. Ne nuk kemi nevojë për njerëz që sillen si perandorë ndërsa janë skllevër të epsheve të tyre. Nuk kemi nevojë për sundimtarë që e shohin popullin si një tufë që duhet grabitur. Ne kemi nevojë për njerëz që njohin peshën e fjalës, dhimbjen e të tjerëve, dhe lavdinë e përulësisë. O popull! Kujto fjalët e Mark Antonios: “Unë nuk vij të lavdëroj Cezarin, por të varros atë.” Po, edhe ne sot nuk vijmë të ngrejmë në qiell sunduesit e kotë, por të varrosim antivlerat që na kanë çuar në errësirë. Le të mos jemi më spektatorë të padrejtësisë, por gjykatës të saj. Le ta heqim maskën e çdo mashtruesi që kërkon të udhëheqë një popull që e ka plagosur vetë. Sepse njeriu që nuk njeh veten, nuk mund të njohë popullin. Dhe ai që nuk njeh popullin, nuk ka të drejtë ta udhëheqë. Ai ka vetëm një të drejtë: të largohet, e të heshtë përgjithmonë

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje