Mbërrin fleta e parë e votimit në diasporë

15 Prill 2025, 20:11Politika TEMA
Mbërrin fleta e parë e votimit në diasporë

Fleta e parë e votimit në Diasporë ka mbërritur te zgjedhësi i parë. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, sipas të cilit fleta e votimit ka mbërritur në orën 07:15 te zgjedhësi i parë me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër. Kryesocialisti thekson se  vota e diasporës ka hyrë përfundimisht në jetën tonë demokratike.

“Vota e diasporës ka hyrë përfundimisht në jetën tonë demokratike. Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani, votues në qarkun Dibër, ka marrë në shtëpi zarfin me fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!”

Rama u bën thirrje shqiptarëve të diasporës që të votojnë numrin 5 në fletën e votimit, duke ju kujtuar mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Sipas kreut socialist u takon shqiptarëve ta përdorin votën e tyre.

“Ne e mbajtëm fjalën, tani u takon shqiptarëve ta përdorin votën e tyre. Vota e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje është historike jo vetëm në vetvete, po edhe sepse peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat me BE-në brenda 2027.

VOTO 5 mu në mes të fletës së votimit ku është kolona Partia Socialiste Edi Rama dhe jepe edhe ti dorën tënde për ta ngjitur flamurin më të bukur në botë në majën ku gjendet Shtëpia e Europës së Bashkuar”. 

4 Komente

  1. D
    Detar

    Cuditen mahmutat si majmuna...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      ...me mik edhe kjo puna e fletes se pare ..ne diaspore...lol..me fushata do nisen apo njekohesisht apo ...si e qysh nga Albanistani....lol

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dardan

      Merita jote o Rame qe mbajtja e Perbideshit te Vuicidolit e Vicidolit Salih Vuk Berishen, arkitektin e Piramidave Mashtruese Financiare; themeluesin e Korrupsioni pafre sa ishte President dhe Kryeminister i Shqiperise; organizatorin e fabrikes se vdekjes se 26 punetoreve dhe plagosjes se 300 te tjereve ne Gerdec; shitesin e armeve te Ushtrise Shqiptare, kontrabandistin e Naftes me Kasapin e Ballkanit Milloshevich; shitesin e uzinave, fabrikave, hidrocentraleve e te tjera pasur te tokes dhe nentokes se Shqiperise. Shpresoj qe pas 11 majit 2025 te mos e ndihmosh me sepse fitosh urrejtjen e popullit shqiptar qe po ndihmon nje njeri te poshter, kryekriminel dhe kryehajdut, kyetar i agjentures se fshehte armiqesore serbo-greko-ruse ne Shqiperi.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokraci Musliman = Shejtan

        Shume naivitet qe ndahet nga nje pjese e madhe e popullates ne Albanistan, o Dardanic....lol = Rrofte aleanca Berisha-Rama...lol

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje