“Të dua jo vetëm kamzali, por edhe evropian”- Rama këshillon vajzat: Vendosni kusht për djemtë që ju pëlqejnë!

15 Prill 2025, 19:25Politika TEMA
“Të dua jo vetëm kamzali, por edhe evropian”- Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë në Kamëz foli për përfitimet që Shqipëria do të ketë nëse anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Ca fiton Shqipëria nga BE? E para shumë më tepër siguri, sot bota nuk është më e sigurt sa ishte. Sot lufta nuk është bardh e zi si në filma, por sot lufta është në kufi me Evropën dhe siguria është më prioritare sesa ishte dje. 

Dhe më mira me ta atje, sesa jashtë. E dyta, BE do të thotë mbështetje ekstra për vendet si ne. Kur vendet hyjnë në BE aty janë dy kategori, përfituesit dhe kontribuuesit, kontribuuesit janë ata që janë më të fortët më të zhvilluar dhe përfituesit janë më të vegjëlit si ne. BE na ka mbështetur me 1 mld euro nga këto 90 % kredi, kredi e butë, por kredi. 

Me hyrjen në BE në marrim cdo vit diçka më shumë se 1 mld euro dhe 90% është grand, e falur. Programet e BE për rininë, mbështetja financiare, për të rinjtë që janë në fshat, për të rinjtë që kanë probleme me varfërinë mbështetja është e jashtëzakonshme. 

Prandaj mos i merrni këto zgjedhje që ju thjesht do bëni detyrën dhe do shkoni të votoni. Përpiqeni të bëni diçka më shumë, madje merrni edhe një person tjetër që deri tani nuk e ka ndarë mendjen. Ndërsa gocat që janë këtu, që kanë simpatizantë apo të dashur që janë me bindje të tjera duhet i vini kusht. 

Duhet ti thoni, ti më pëlqen mua, unë të dua ty, por me status të barabartë me çdo të huaj, se ndryshe…të dua si qytetar evropian jo  vetëm kamzali. Ajo që pres prej teje të vish me mua dhe të votosh si mua.  

Le të jetë i bukur sa të dojë, le të jetë ca të dojë, por a mund të rrihet me një çun që hidhet në kënetë më 11 maj?! Çe do! Unë kam besim që këtu në Kamëz në 11 maj, ju dhe të gjitha ata që nuk janë këtu do a bëni Kamzën që të shkëlqejë", tha Rama.

Lini një Përgjigje