Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me një postim të deputetit demokrat Edi Paloka, ku ky i fundit ka shpërndarë një video ku thotë se Shehaj është kundër rrotacionit.
Shehaj akuzon deputetin e PD se ka nxjerrë jashtë kontekstit deklaratën e tij. Ai drejton gishtin ndaj Palokës si personi që vodhi votat e demokratëve në kohën kur Shehaj kandidonte për kryetar të PD, përballë Lulzim Bashës.
“Paloka u vodhi votat demokratëve, në garën për kryetar të PD, tani i gënjen me këto videot se këtë mënyrë njeh, prandaj vazhdon të jetë në krye të PD prej 35 vitesh, në këtë mënyrë, duke gënjyer”, thekson Shehaj.
Sipas tij, shqiptarët nuk duhet të merren “me këta, u ka ikur koha, u ka dalë dhe boja”.
“Kanë dëgjuar mua tek Grida, kam qenë duke thënë që ne nuk duam vetëm rrotacion politik por ne duam ndryshim dhe i ka thënë Paloka atij të riut kape kape priji ato 3 sekonda ti gënjejmë demokratët, tu themi se Agroni është bërë me Ramën. Se çfarë do bëjë Paloka? Do flasi për të ardhmen? Si e si të gënjejë demokratët, pasi u vodhi votat demokratëve, në garën për kryetar të PD, tani i gënjen me këto videot se këtë mënyrë njeh, prandaj vazhdon të jetë në krye të PD prej 35 vitesh, në këtë mënyrë, duke gënjyer.
Shiko si është e vërteta: Edi Rama është kryeministri më i korruptuar që ka pasur Shqipëria, më i korruptuari, dakort? Por emergjente nuk është të iki vetëm Edi Rama, emergjente është të mos ikin shqiptarët nga Shqipëria. Dhe shqiptarët do vazhdojnë të ikin po ndodhi thjesht rotacioni. Po iku Taulant Balla dhe po erdhi Flamur Noka. Ne nuk duhet të merremi me këta, këtyre u ka ikur koha, u ka dalë dhe boja. Ne duhet të shohim nga e ardhmja”, thotë Shehaj në video.
Po logjikisht qe hajdutet PD-PS do te keqinterpretojn deklaratat e Agronit politikanit me te paster ne Shqiperi. PS-PD aleanca e krimit, Rama Berisha pengje te njeri tjetrit Agronin do te sulmojn. Agroni eshte i huaj ne ate ambient te piste e te korruptuar. Binomi i krimit do shkaterrohet ne 11 Maj
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.
Vetem se ,po erdhe edhe ti ne pushtet do ta haj dreqi,ashtu si centrat "tuaja",qe Jane te kallura dhe duhen hetuar pa u berr KM.
O Tau-lant, po çpune ka PS ketu , agroni po ankohet per kolegun e tij per paloqen , .me duket se nuk paske lobe ne tru , e paske trurin asfalt fare o berishist i ndyre .
Po me ato paret qe ju detyrohet Shqiptarve ajo firma piramidale Silva more Agron Sheaj si do veje halli a do i ketheni ndonje dite ??? se vetem interesat jane bere shume me shume se cfar ju keni mare ne 1996 Shqiptarve ju Sheajt e firmes Silva te Vlores qe i keni investuar ne Itali dhe SHBA nepermjet familjarve tuaj
Shum i sakte. Demokrat i vertete i nderuar Agron!
U be dhe ky miu problem
Kur kerkon te bëhet deputet edhe ky anonimi me emrin Agron , mos mbetë biznesmen shqiptar pa kandiduar. Me një mandat deputeti , këtij ju mbush mendja të krijojë parti dhe te enderoje te behet deputet i kesaj partie anonime , sic eshte vete Agroni i shehajve te Silvës se Vlores . Mbase ka qene i vogel athere Gonia , kur kompania Silva , përlante lekët e vlonjatëve , me të cilat ky model mund të ketë krijuar bizneset e tij dhe kapardiset sot si gjeli majë plehut . Do parë e verifikuar mire burimet e krijimit të bizneseve të tij .