Hapja e grupkapitullit për “Tregun e Brendshëm”, ambasadori i BE-së në Tiranë: Një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë

15 Prill 2025, 13:18Politika TEMA
Hapja e grupkapitullit për “Tregun e Brendshëm”,

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato ka reaguar pasi Shqipëria hapi grup-kapitullin për tregun e Brendshëm me Bashkimin Europian.

Përmes një reagimi në platformën 'X', Gonzato thekson se ky është hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Kryediplomati europian shtoi se tani duhet të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE.

“Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian : hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në.

Vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi”, shkruan ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

1 Komente

  1. c
    ce

    Sot bythderrja e vicidolit me bythet e teta ollges Edithyhyhyhghhhg harxhi , laraska e zhulalit me turinjte si te kalit dhe Floriana me trupin e shpifur si te bleona qertetit jane ne diten me te zeze dhe pas sondazhit te mbremshem qe e nxirrte foltoren ne humbje te sigurte me vetem 35% mbeshtetje, po ashtu ato jane duke nxire nga takimi nderqeveritar ne Bruksel qe eshte nje hap tjeter drejt futjes ne BE.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje