Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV se Edi Rama dhe Sali Berisha ia kanë frikën vetëm atij dhe se është bërë investim i madh që të mos ekzistojë "Koalicioni Euroatlantik" që ka themeluar ai.
Pjesë nga debati:
Ylli Rakipi: Pse del ti dhe i bën këto video me Ramën? I kërkon ndihmë Ramës që të mbetesh? Dole në një dhomë të dielën, Rama dhe Berisha dolën në mitingje të mëdha. Ti pse i bën këto?
Lulzim Basha: Që në 11 maj shqiptarët të mos mbeten në zgjedhjen pa zgjidhje, o Rama o Berisha. Votën hidhe për Koalicionin Euroatlantik dhe shokët bashkë me Ramën do marrin rrugën e 313. Ne mbështesim SPAK-un… Ramën dhe trekendëshin e Bermudës i bashkon frika nga SPAK. Votoni numrin 4, e vetmja rrugë kundër korrupsionit dhe për familjen tuaj.
Andi Tela: Atje te lista janë nja 7 parti të tjera që mbështesin SPAK. Ju nuk bëtë asnjë përpjekje për tu bashkuar me ta. Madje edhe partinë tjetër… Zoti Shehi tha se nuk u bashkuat me ta. Edhe ata mbështesin SPAK dhe nuk e duan Berishën. Ju flisni ende sikur jeni kryetar i PD, ndërkohë mezi keni gjetur 140 emra.
Lulzim Basha: Kam bërë çdo përpjekje prej 1 viti e gjysëm për ti mbledhur të gjithë, edhe zotin Lapaj dhe Shabani, madje kanë rënë dakord disa prej tyre dhe pastaj kanë përgënjeshtruar veten e tyre.
Është bërë investim i madh që Koalicioni Euroatlantik të mos ekzistojë. Ne na e kanë frikën, kundër meje kanë mobilizuar para për të blerë kreun e FBI ata. McGonigal është në burg. Dhe vazhdon sepse këta i bashkon frika kundër SPAK. I vetmi që ua prish këtë lojë është koalicioni Euroatlantik.
Andi Tela: Në po flasim për 7 të tjerët.
Lulzim Basha: Çaloi te egot personale. Unë derisa u tërhoqa edhe nga drejtimi i Koalicionit Euroatlantik, lashë drejtim kolegjial. Sot është çështje e mbyllur. Por koalicioni Euroatlantik është me 140 kandidatë në të gjithë vendin. Kësaj Rama nuk ka çfarë ti bëjë.
FALE ZOTIT DHE PARAVE RUSE TI VAZHDON EKZISTON.........PER TJA QIRE NENEN. SHQIPETAREVE......
Tani po luloooo , bur qe lyen floket vetem ti je , kalbesire , tradhetar , hajdut , vrases .Edi me ty fshin bythen si è ka fshire more butak.Po ti ku e ke ortakun qe te loboj me rublat ruse , Kjo tregon se ke kujtes te dobet o luloooo.Afroi 11Maji , pastaj do te flasim .Fitore Shqiperia 2030 .
To je thjesht nje vemje qe pervec lekut s'ke as grua as shoqeri as perspektive per endrat me kryeministra.je thjesht nje pusht kamarjer pervers.
Ne fakt ty.Lulushe duhet te te kene frike per mashtrues dhe per gjume. Se per te tjerat ti te ha mune
Po kush po pjerdh per ty o lulush.Po ty nuk te pirdhnin te tute kur ishe ne " krye" e jo te te pjerdhin tani.Je ber si Shab palla o lulush.