Agron Shehaj po kërcen tangon e Aleksandër Frangajt

15 Prill 2025, 09:37Politika TEMA
Agron Shehaj po kërcen tangon e Aleksandër Frangajt

Agron Shehaj ka reaguar sërish sot sa në lidhje me të ashtuquajturën reformë në Radio Televizionin Shqiptar, duke kaluar një hap më tej, ai ka shigjetuar ish-drejtorin e këtij televizioni Thoma Gëllçi, i cili u arrestua me një proces të konsideruar të paligjshëm nga Gjykata e Strasburgut.

“Unë nuk kam thënë që do e mbyll RTSH-në, por kam thënë që nga 30 milionë euro do e bëj 5 milionë euro buxhetin e këtij televizioni”, – është shprehur Shehaj, ndërsa nuk ka paraqitur asnjë fizibilitet se si do e bëjë ai më efiçente këtë superstrukturë me disa kanale.

Por më tej Shehaj vendosi theksin te ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi duke i kujtuar se është dënuar nga gjykata, ndonëse arrestimi i Gëllçit u konsiderua i paligjshëm në Strasburg ndërsa gjykimi i tij i themelit po shqyrtohet në shkallët e tjera të gjyqësorit.

Arrestimi i Gëllçit erdhi pasi ai skualifikoi kompaninë Eurokontakt nga një prokurim, kjo kompani është në pronësi të zotit Gent Prizreni, kunati i sipërmarrësit Zamir Mane, aksioner kyç në grupin mediatik privat KLAN.

Ndonëse oferta e kompanisë së zotit Prizreni kishte një vlerë 20 mijë euro më të leverdisshme, ish-drejtori Gëllçi zbatoi një vendim të KPP-së që urdhëronte skualifikimin e kësaj kompanie.

Zoti Shehaj është bërë palë në këtë proces dhe ka kaluar “de facto” në shërbim të grupit mediatik KLAN, ndërsa arrestimi i Gëllçit përtej problematikave të evidentuara në Strasburg, ka tiparet e një makinacioni që synonte goditjen e një ish-drejtori që tentoi t’i bënte rezistencë grupeve të fuqishme mediatike në vend, jo vetëm KLAN-it duhet thënë ,por dhe Top Channel dhe VizionPlus.

Zoti Shehaj pretendoi në deklaratën e tij se gazetarët që kishin kundërshtuar deklaratën e tij se ai do reduktonte me 600% fondet e RTSH-së nga 30 milionë në 5 milionë, kishin spekuluar pasi Shehaj nuk presupozonte mbylljen e këtij institucioni.

Në këtë pikë zoti Shehaj spekulon pasi ky reduktim drastik praktikisht do sillte falimentimin dhe stanjacionin e këtij televizioni që dhe me buxhetin prej 30 milionë ia del me vështirësi.

Zoti Shehaj nuk ka paraqitur asnjë studim fizibiliteti apo projekt se si do e arrijë modernizimin e RTSH-së me një buxhet prej 5 milionë eurosh.

Zoti Shehaj thjesht shprehet me populizëm se “do kursejë paratë e popullit” për të cilin duket se i djeg xhani.

Por Shehaj nuk guxon të prekë dhe as të pipëtijë për grupet e mëdha mediatike private të cilat kanë licenca valësh publike ekskluzive ( jo vetëm KLAN), ku pronarët e të cilave posedojnë dhe kompani të tjera ndërtimi, shërbimesh, kompani financiare, biznesmenë proxy etj dhe i përdorin si grep për trafik influence për të marrë fonde në buxhetin e shtetit, zoti Shehaj nuk ka bërë ndonjë studim se sa milionë euro përfitojnë këto kompani private nga buxheti i shtetit apo safish më të larta se buxheti i RTSH-së janë këto përfitime.

Po i ofrojmë zotit Shehaj vetëm disa të dhëna në përpjekje për ta ndihmuar:

-Me ikjen e Thoma Gëllçit u zhduk aplikacioni RTSH-Tani dhe lulëzoi aplikacioni KLANI IM

-U devijuan të drejtat ekskluzive sportive dhe i kaluan platformave private si Digitalb, Klan etj

-Shpenzimi kryesor i RTSH-së është kredia dhe shërbimi SLA. Kredia deri në vitin 2024 ishte  3.5 milionë euro, ndërsa shërbimi SLA shkon te 2.5 milionë euro.

-Rrogat dhe sigurimet shoqërore janë shpenzimi kryesor me 7 milionë euro.

-3 milionë euro janë shpenzime për programe dhe të drejta televizive.

-Investimet janë 1-2 milionë euro.

-Janë 900 punonjës, 60 i ka vetëm orkestra, 100 të punësuar i kane stacionet lokale, 60 në radio, prodhimi radio-televiziv (grafika,montazhi, skenografi, grimi etj) shkojnë rreth 200 persona, ndërsa gazetarë lajmesh janë 50 ndërsa redaksitë e kanaleve televizive shkojnë rreth 90 persona.

Duket se zoti Shehaj i ka hipur gomarit së prapthi duke u futur në spirale debatesh ku ai jo vetëm që nuk duket se ka njohuri, por nuk duket të ketë investuar as ndonjë fizibilitet . Shehaj duket i kompromentuar dhe në harmoni me interesat e grupeve private mediatike.

Për hajër Agron. Mbase të fton Fevziu ndonjë natë në emision. Nuk është pak. 

(Hashtag.al)

23 Komente

  1. E
    Eni

    Po shume mire ka thene z.shehaj! Me thoni nje person qe shikon TVSH????

    Përgjigjjuni
    1. F
      Falje per fjalorin

      Eni ! Tvsh e shikone ato nuk shikojne BigMut Top Muti rtj.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigrantet kerkojne RTSh

        Eni, TVSh duhet per emigracionin, por ne kemi shtet qelbanik me Ramen dhe Begajn, te dy mashtrues te pacipe, asnjeri nuk pjerdh per emigrantet dhe Shqiperine.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rama nuk meriton voten e emigracionit

          Nese Shehaj do u prentonte emigranteve RTSh-ne, ai do fitonte ndjeshem voten e diaspores. Por kete te rinjte jane nje mut si te vjetrit.

          Përgjigjjuni
        2. C
          Cuku

          Kone Shehaj krytar partie mereni me mend ku ka perfunduar politika

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vila 31

            Zorra e bythes se Rames Cuku komenton te shtypi i ish oficereve te Partis Punes te SRB dhe fuksave pa din e pa imam

            Përgjigjjuni
          2. S
            Shpendi

            Pse shqetesoheni nga gomallëqet e nje budalli , qe i duket vetja se eshte me i zgjuar i shqiptareve . Lereni te qete ne budallallëqet dhe fantazite e tij idiote .

            Përgjigjjuni
            1. P
              PISNESMENI SHEHAJ

              Ky kari shehaj e sheh shtetin si shpk! Fjala dhe shpirti i njeriut nuk komercializohen o debil e hajdut, I bekuari i EDVIN Rames! Ty te ka futur Rama te mbani berishen, qe te ekuilibroni votat qe mund tja marre sali gorilles LUL BASHA. Per kaq te ka futur Rama e NANO o rrote. djathi!

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hajdut ORDINER shehaj

                Zoteri, hap kompanine per nje investigim publik per kushtet e punes aty, pagesat, sigurimeet shoqerore, lejet, te drejtat sindikale etj dhe te shohe shqiperia cfare pisnesmeni je! Maska si i PERNDJEKUR do te te shkoje per lesh!!!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Taulant

                  Plehra po e sulmoni ngaqe sondazhet e nxjerrin Partin qe krijoj Agroni parti te trete ne Shqiperi. Agroni eshte shprehur qe do te ul kostot ne administrate dhe RTSH-ja ka 1000 punonjes por nje shikueshmeri 0,005% .

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Detari

                    parazitet e TVSH jane te gjithe ne kunder sulm.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vlonjati

                      Politikan liliput, profan në ekonomi që nuk shkon më tej se menaxhimi i një kompanie, populist mendjemadh. Me pak fjalë e ka zënë mallkimi shkodran: "Të hyftë veti në qejf"!

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sefer Daja

                        Nëse kisha ndonjë mëdyshje nga deklaratat e z.Shehaj, tani i jap plotësisht të drejtë!!! Me këto shifra që lexoj këtu: 900 të punësuar, ku 100 jan per tvsh lokale e 60 i bien " qemanes" , siç thot Jovan Bregu i famshëm!!! Jam i sigurt se as 9000 vetë në ditë nuk shofin TVSH!!! Nuk jam që ti bohen "qoka" Klanit, Topit etj, përkundrazi mendoj se atyre duhet ti shkurtohet mbështetja nga shteti, POOOR, dhe një TVSH aspak konkuruese sikur nuk shkon!!! Një armatë e tërë të punësuarish, e kaq pak shikues tregon se o aty ka plot të PA AFTË, ose TVSH është kthyer në një vend punësimi për partiakë e miq pushteti!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Media e lesh regjimit

                          Publikoni gjithe komentet per te gjithe artikujt ne kohe REALE!

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shqiptari

                            Po mire e ben Frangaj nje dore ne bakllava nje dore ne kadaif.Ky po kur i dha Lulit per tu bere deputet nuk i ka problem leket.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Simbioza Politikë-Media-Oligarki

                              Ky Gent Prizreni, qënka kunati i sipërmarrësit Zamir Mane, aksioner kyç në grupin mediatik privat KLAN???? Sa të thella paskan qënë këto punë! Skandaloze! Prandaj u xhindos Fevziu kur Arlind Qori i përmendi oligarkët në studion e OPINIONit! Oligarkët nuk paskan kapur vetëm politkën duke u favorizuar me ligje apostafat prej tyre, por oligarkët paskan fijet edhe te mediat. Populli I shkretë pret ndryshimin në politikbërje pas 3 dekadash korrupsion, autokraci dhe mashtrime nga kasta e vjetër politike, kur në fakt kata kanë kapur mediat kombëtare bashkë me oligarkët dhe i shfrytëzojnë sipas interesave të tyre. A vihet në BE kështu? Kështu bëhesh si Rusia por jo si BE.

                              Përgjigjjuni
                              1. C
                                Cuku

                                Vila 31 -- penisi I agron shehajt

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Rtsh

                                  Shume qen leshon ky Frangaj per te arritur qellimet e veta. Jam kurioz te di se si ja futi Marselit, julien roshit, nikoll lesit dhe tani rtsh me qenushin Agron shehaj

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Erdet Hysaj

                                    Mire e ka. Nje tufe parazitesh paguhen me taksat tona

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tatjana

                                      A eshte non grata ne SHBA Frangaj ? Kam degjuar se po. Keto plehra futen ne burg Gellcin dhe tre djem te ri te gjithe te pafajshem. I denofte zoti per ate qe bene. Ju dalte te femijet e tyre maskarenjve.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sass

                                        Kokrra e kurves qenka ky shehaj,e dija te mdershme po shalet shume i paska hapur

                                        Përgjigjjuni
                                        1. O
                                          Opionisti

                                          Amun te aresttohete agron shehaj aleksander ftrangaj suli bejoeri vangjel dule alban voksh fkamur noka

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Likja

                                            Nuk e di kush e ka shkruar artikullin. Ka dy mashtrime brenda tij. E lara, Strasburgu nuk ka shfajesuar Thoma Gellcin. Ka thene qe procesi i tij gjyqesor mund te behej ne kushtet e arrestit jo ne burg. Sa per oferten e kompanise Eurokontakt, me pronar Gent Prizrenin, ajo ishte 200 mije euro me e lire se oferta e kompanise TBS96, me pronar Artan Xhorrin. Artan Xhorri eshte njeriu i Aleksander Frangajt e jo Prizreni. Skualifikimi i Prizrenit ishte i paligjshem. Shikoni arsyet e skuakifikimit.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje