VIDEO/ “A e kalon dot Oqeanin për në SHBA?”- Rama: Mos ma qaj hallin, e kaloj sa herë të dua

15 Prill 2025, 09:25Politika TEMA
VIDEO/ “A e kalon dot Oqeanin për në SHBA?”- Rama: Mos ma

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur mëngjesin e sotëm pyetjeve të qytetarëve të adresuara në platformat sociale, ku një prej tyre ishte nëse e kalon dot Oqeanin për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas asaj që ndodhi me ish-kryeministrin Sali Berisha i cili u shpall ‘nongrata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“S’na the ç’do i thuash popullit amerikan dhe Donald Trump kur të vish në SHBA seç ka ca që kanë filluar të besojnë që ju nuk e kaloni dot Oqeanin dhe 7×7 baraz 313”, ishte një prej komenteve që kreu i qeverisë zgjodhi të lexojë në platformat sociale mes shumë të tjerave.

Duke u përgjigjur fillimisht Rama theksoi se Shqipëria ka në dorë fatin që të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian brenda vitit 2027 dhe më pas t’i hapë rrugë integrimit në familjen evropiane.

Dëgjo Antonio se ke edhe emrin e presidentit të Këshillit Europian; dje në Luksemburg u çel një tjetër grupkapitujsh dhe Shqipëria në 6 muaj ka hapur 3 grupkapitujsh, ka edhe 3 të tjerë për të hapur dhe kalendari për me Bashkimin Evropian e ka 3 vjet.

Nëse e gjithë kjo bëhet realitet me ndihmën tuaj dhe tënden Antonio megjithëse unë besoj se ti nuk je regjistruar fare për të marrë pjesë në zgjedhje në këtë mënyrë si flet.

Nëse me ndihmën tënde ne nuk humbasim asnjë minutë brenda 2027-s ne mbyllim negociatat. Bëhemi vendi që ka kryer negociatat  më të shpejta në historinë e integrimit, përjashto Finlandën.

Finlanda ka pasur vetëm negociata më të shpejta. Kjo nuk është se ne jemi më të zotë dhe më të shpejtë se sa vendet që kanë hyrë në BE por na ndihmon edhe fati që na ka ardhur në dorë ne shqiptarëve dhe nuk duhet ta lëshojmë”, u shpreh kryeministri Rama.

Sa i përket pyetjes nëse e kalon dot Oqeanin Atlantik për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, Rama tha se mund të shkojë lehtësisht si për t’u takuar me shqiptarët në SHBA ashtu edhe “për të parë ndeshje basketbolli.”

Kështu që lëri këto, mos ma qaj hallin fare se Oqeanin e kaloj sa herë të dua edhe për t’u takuar me të gjithë atje që janë në anën e shtetit amerikan, edhe për të shkuar për të parë ndeshje basketbolli.

Për të  dyja e kaloj Oqeanin pa asnjë merak. Rri i qetë! Pyet të tjerët! Më thanë që edhe Latifi kishte thënë për nongratën “nuk e di çfarë të them”.

Unë personalisht nongratën e kam konsideruar një turp të madh kombëtar për të gjithë Shqipërinë dhe për mua sikur të mos kishte ndodhur do të kishte qenë 100 herë më mirë. Kjo historia që do të hiqej në janar, do të hiqej në shkurt, do të hiqej në mars e në prill, ta shohim, mos ma qani hallin mua”, theksoi Rama.

9 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    EDI Berisha kujton se eshte me i zgjuar dhe me i forte se populli!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Robert papa pa pa pa cfare parashikusi,si saliu

      Mos ka qene ROBERT PAPA ky qe e ka ber kete pyetje se ai na premtoi se sa te zbres nga avioni doe arrestojne!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ton

        Fakti qe ne 2019 ja the ne parlament 2 vjet para eshte e dyshimte...nga e dije?

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Sepse Saliut i ishte hequr e drejta e vizes qe me Trumpin e pare, qe dukej ishin hapat paraprake per te gjithe qe u ishte bere gati dosja. Saliu nuk ishte i vetmi ne kete liste. Per te dhena pastaj, aq eshte sa te merret vendimi dhe dalin te dhenat, aq me teper kur je edhe ne qeveri te jepen te dhena me shume per personat te cilet kane probleme me shtetin Amerikan apo me BE. Pra, ka qene normale qe Edi e ka ditur kete te dhene, ose kushdo tjeter te ishte ne qeveri.

          Përgjigjjuni
        2. I
          Ilirian Qelbaci

          Hiqeni kete surrat shtremberuar nga rrenat se po trembni kalamaqerit e Rilindasve e po u krijoni pershtypje te keqe per rracen e tyre!

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhepisti gjate

            7 here 7 o gelbaze. Ptuuuuu super llum

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fluturon gomari....

              Ky rrenacak dhe mashtrues ordiner, ja kalon çdo pinoku ne bote. Kujton se me hapje grupkapitujsh, mbaruan hallet dhe u realizua gjithcka. Permend vetem faqen e dyte te defterit, ku jane te specifikuara perfitimet, ndersa per FAQEN E PARE ku shenohen pergjegjesit dhe cfare duhet realizuar, ja ka leni ti lexoje kolegut te vet Roc Nokut, qe i mbifte te balle.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dielli

                Tani që sipas urdhrit të Vuçiqit e prezantoi Kosovën në mes të Tiranës me fusnotë me siguri forcat pro sllave në Amerikë në krye me Tramp do e presin me gëzim.Zakonisht të huaj na i kanë mirëpritur tradhtaret tanë.

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Oslo

                  Po Olsin ku e ke more cjap. Ku e ke fshehur.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje