Etilda Gjonaj: Gabimet që kemi bërë me reformën në drejtësi

15 Prill 2025, 11:56Politika TEMA
Etilda Gjonaj: Gabimet që kemi bërë me reformën në

Ish-ministrja e Drejtësisë dhe kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Etilda Gjonaj, ka komentuar reformën në drejtësi gjatë një interviste në emisionin Dekalog me Roland Qafokun.

Gjonaj u shpreh se reforma në drejtësi ishte një ndër më të thellat që është ndërmarrë ndonjëherë në vend, por jo gjithçka ka shkuar në mënyrë perfekte.

“Çdo reformë e thellë si ajo në drejtësi nuk mund të ishte perfekte. Aq më tepër kur pika kyçe e saj ishte shkëputja e pushtetit gjyqësor nga ndikimet politike dhe largimi i korrupsionit. Këto janë ndër shtyllat kryesore të reformës,” – tha Gjonaj.

Sipas saj, një ndër problematikat më të mëdha është akumulimi i një numri të madh dosjesh në SPAK, që ende nuk janë përmbyllur.

“Kemi çështje që presin prej vitesh, veçanërisht ato që lidhen me pensionet. Kjo tregon se duhej të ishte menduar një mënyrë tjetër për zbatimin e ligjeve. Ligjet kanë qenë shumë mirë të përgatitura, por zbatimi i tyre ka çaluar,” – shtoi ajo.

Gjonaj theksoi se pas ngritjes së institucioneve të reja, faza tjetër duhej të ishte monitorimi i efektivitetit të reformës. Në vitin 2021, një paketë me 10 ligje u miratua në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, për të rritur efikasitetin e sistemit dhe për të shmangur radhët e gjata të proceseve gjyqësore.

Megjithatë, ajo pranoi se disa nga rekomandimet për institucionet e reja nuk u zbatuan siç duhet.
“Institucione si KLSH dhe KLP, ndonëse të reja, duhej të kishin ndërmarrë hapa për të rritur numrin e gjyqtarëve, për të mbushur boshllëkun e krijuar nga procesi i vetingut,” – përfundoi Gjonaj.

1 Komente

  1. E
    Etilda, e keni dhjere me Spakun

    Etikda, bashkohi me Saliun per te larguar Dumanin, Dadon, Banin, etj. Te korruptuar ne drejtesine e re.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje