VIDEO/ “Fushatë për Metën për hir të fëmijëve”, Kryemadhi sulmon zyrtarët e PL-së: Të paaftë, thonë që unë kërkoj votën për PS-në

15 Prill 2025, 12:52Politika TEMA
VIDEO/ “Fushatë për Metën për hir të

Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat pasi doli nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë.

Edhe pse vetë nuk kandidon për deputete dhe ka mbetur jashtë strukturave të PL-së, Kryemadhi deklaron se vazhdon të bëjë fushatë për të siguruar vota për babain e fëmijëve të saj, Ilir Meta, me të cilin u divorcua pak ditë më parë.

E pyetur se përse nuk ishte në seancën e divorcit me Metën, Kryemadhi tha se nuk ka arsye pse t’i lutet apo të presë të pajtohet me dikë që do të ndërpresë marrëdhënien me të. 

"Jam përfshirë në fushatë për babanë e fëmijëve të mi. Kush e ka iniciuar divorcin le ta komentojë, s’kam përse të kem seancë pajtimi për diçka që dikush do të ndërpresë marrëdhënien me mua, s’kam pse të lutem dhe të pres të pajtohem. Ishte justifikimi, për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja.

Ndoshta pak më shumë për shkak të fëmijëve, janë ata që janë me mua në çdo hap në çdo takim. I kam marr si dëshmitarë, duke parasysh që stafi i ngushtë i Metës me paturpësinë më të madhe shkojnë dhe thonë mos dëgjoni Monikën se kërkon votën për PS. Kur në të vërtetë paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë të njerëzit, është në një justifikim, të tillë.

U bëj thirrje anëtarëve të PL të rinj e të vjetër, që më 11 maj të votojnë Metën, pavarësisht marrëdhënieve personale që kanë me mua ose me Metën. Sot është me e rëndësishme të çojmë votë morale, se ca thonë mercenarët që kanë uzurpuar drejtimin e PL, ti harrojmë dhe ti anashkalojmë, t’i harrojmë dhe vetëm të ecim para se në fund të ditës vota është për Ilir Metën", tha Kryemadhi. 

1 Komente

  1. T
    Tedushi

    E besoni se janë ndarë? ????????

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje