VIDEO/ “Në politikë nuk ka elektorat të sigurtë” – Arlind Qori: Fushata, sfidat dhe pritshmëritë për 11 majin

15 Prill 2025, 14:15Politika TEMA
VIDEO/ “Në politikë nuk ka elektorat të

Në një intervistë për gazetën TemA, Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes Bashkë dhe kandidat i kësaj force politike për zgjedhjet vendore të 11 majit në Tiranë, flet në lidhje me sfidat, pritshmëritë, por edhe përplasjet që shoqërojnë fushatën partisë që ai drejton.

Qori shpreh bindjen se kjo fushatë nuk është thjesht një garë elektorale, por një përballje me një sistem të vjetëruar ndërsa thekson se avantazhi më i madh i Lëvizjes Bashkë është besimi i njerëzve të thjeshtë dhe beteja me oligarkinë.

Në lidhje me pritshmëritë e tij dhe të Lëvizjes Bashkë në këto zgjedhje dhe cilën pjesë të elektoratit synon të arrijë, Qori shprehet se “në politikë nuk ka elektorat të sigurtë,” ndërsa shton se “nevoja për ndryshim është shumë më e madhe se sa thjesht elektorat gri… Sot kemi mundësinë që ta zgjerojmë këtë valë të ndryshimit ngado, edhe në sektorë të elektoratit që janë menduar dikur si të sigurtë të partive të vjetra.

3 Komente

  1. A
    Abc

    Forca Arlind, njerezve po ju hapen syte, ju jeni nje shanse qe nuk duhet humbur. Jam gati te ve bast qe ju do te shnderroheni ne faktor mbas ketyre zgjedhjeve. Krejt progresistet qe ndjehen te poshtruar nga megallomania e Edit, nga kullat mbi banesat e qytetareve, nga strategjiket-zaptues me keq se çdo pushtues, qe shohin te zgjedhur ne administrate mostra te pakoregjueshme te korrupsionit, qe shohin tenderues t'ju shqyejne qytet e rruget pa pyetur se ne keto rruge e ne keto qytete banojne njerez... Keta do te jene votuesit tuaj.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Edi Rama eshte vizionar, ndryshoi Shqiperine .o Qorri ku e ke gjetur shprehjen qe ne politike nuk ka elektorat, apo si profesor qe je ben shpikje te reja .Mjere Shqiperia ne qofte se bie ne d'ore te ketyre aguridheve te pd .

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Perpara Arlind!Je i paperlyer dhe nuk krahasohesh as me monstren Sali as me monstren Meta as me monstren Rama.Vota per ty eshte vote per njeriun e ndershem qe e do shqiperine dhe popullin e vet!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje