Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka replikuar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbi mbështetjen për SPAK-un. Basha pyet Ramën për shokët tek 313-ta, të kujt janë?
Përmes një videoje të publikuar në facebook, Basha shprehet se vota për Ramën në 11 maj është votë për të nxjerrë shokët e tij nga burgu, ndërsa vota për Koalicionin Euroatlantik, numri 4, është votë për t’i çuar të gjithë tek 313.
“O Rame, si paske thënë sot që ti ishe pro SPAK dhe une kundër?! Po shokët tek 313 kush i ka mo Ram, unë apo ti? E Rame, kujton se do ua hedhësh njerëzve. Ka njeri që e beson mo Ram që Ilir Beqja firmoste koncensionet e shëndetësisë pa dijeninë tënde?
Ka njeri që e beson që Erion Veliajt guxonte ta çonte në mend inceneratorin e Tiranës pa dijeninë tënde? Apo Arben ‘Tigri’ inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit. Apo Ter Koka, apo Gjush Dako? E mo Rame, e ke thon vet ti ‘fap, fap, fap’, prandaj e ke merakun mo Ram, s’ikën dot nga vallja me shokët tek 7x7-313.
Sa herë bohesh gati ti me ik nga vallja, të tërheqin prap shokët nga mbrapa. Se burgu nuk është i leht për shokët mo Rame, me zi presin të mbash fjalën.
Prandaj mo Ram, vota për ty në 11 maj, është vot për të nxjerr shokët e tu nga burgu mo Ram. Kurse vota për Koalicionin Euroatlantik, numri 4, është votë për t’i çuar të gjithë tek 7x7-313” - shprehet Basha.
More Bash a do bëhesh deputet apo do të bëhesh humorist, se po t'shkojka.
Shqiperise i kane lezet hajdutat deputet.
Pak me seroz, z. Basha, se njerezia nuk harrojne. Ju e votuat reformen ne drejtesi me detyrim. Pasi e kundershtuat per shume kohe, nje dite te bukur ju kapen per veshi Donald Lu dhe Vllahutin, dhe ju cuan ne parlament ku votuat 100 per qind pro. Vertet nuk mban mend apo ben sikur ke harruar?
Politiken e qave, tani po kerkon te qi...ash edhe kllounin ! C'vapor i solli ? Ku ish gjer dje kjo fare sokoli ?