Nga Ylli Pata
Partia Demokratike e Sali Berishës ka kandiduar për deputetë Gjin Gjonin në Lezhë dhe Arjan Ndojën në qarkun Durrës. Sikur të ekzistonte mundësia ligjore, PD do të kandidonte edhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili së bashku me dy të parët janë të vetmit që kanë qenë aktivë në tubimet politike të Berishës.
Kandidimi i Gjonit dhe i Ndojës, nuk ka të bëjë me logjikën e një kritike të opozitës mbi zbatimin e reformës në drejtësi. E cila ka qenë e fortë dhe e vrazhdë në dy aspekte të saj, vettingun dhe emërimet apo konfirmimet në detyrë.
Në procesin e vettingut, i cili ka pasur debatet e polemikat e tjera, nuk kemi pasur asnjëherë një betejë të opozitës për të mbrojtur ata gjyqtarë e prokurorë, të cilët janë ndëshkuar në ekzagjerim apo pa të drejtë nga vettingu.
Ka pasur qëndrime të përgjithshme duke hedhur poshtë procesin, i cili en block nuk është i padrejtë apo gabim, por ka pasur shumë raste që ka pasur vendime jo të drejta. Të cilat janë konfirmuar edhe në ato pak raste të çuar në Strasburg.
Në fjalë të tjera, PD nuk ka marrë asnjë prej këtyre rasteve si kandidatë për deputetë, por ka sjellë kryeimazhin e sistemit të vjetër, Gjin Gjonin.
I cili nuk ka qenë thjesht një gjyqtar, por një gjyqtar i rëndësishëm, që ka qenë edhe anëtar i Këshilit të Lartë i Drejtësisë. Madje është anëtari i vetëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë që mori leje lindjeje nga presidenti i Republikës i asaj kohe Ilir Meta, që drejtonte edhe KLD.
Gjin Gjoni është ikona e gjyqtarëve të sistemit të vjetër, siç është edhe Arjan Ndoja për prokurorët. Domethënë një magjistrat që ka qenë jo një përfaqësues i akuzës për ngjarje ku ka luftuar krimin, por e kundërta, ka përfaqësuar amnistinë e lobit të pronave në Gjirin e Lalzit.
Natyrisht PD nuk mund të bënte kandidatë për deputetë të gjithë trupën e gjyqtarëve e prokurorëve të sistemit të vjeër, apo të rrëzuar nga vettingu.
Një-dy apo tre është një masë përfaqësuese e asaj logjikës politike që ka mbrojtur PD kundër reformës së drejtësisë që e quan Rama-formë.
Por kë ka zgjedhur nga e gjithë ajo trupë e gjyqtarëve e prokurorëve? Gjin Gjonin dhe Arjan Ndojën! Cila është arsyeja e kësaj përzgjedhjeje? Duket se nuk është fare politike, duket më shumë tribale, dh simbolike për të treguar se kush është profili i personazhit që i pëlqen Sali Berishës dhe lobit të tij.
Në morinë e gjyqtarëve e prokurorëve të ndëshkuar nga reforma e re, ka mjaft personazhe, që kanë qenë pjesë e debatit publik, ku janë djegur i njomi të thatin. Ndërkohë si Gjin Gjoni që nuk hyri farë në vetting, si Arjan Ndoja që u rrëzuan, përfaqësojnë një simbol politik dhe të lidhur familjarisht me Sali Berishën e klanin e tij.
Në drejtësinë e vjetër, Berisha dhe famlja e tij kanë pasur mjaft gjytarë e prokurorë që ishin pjesë e lidhjeve nepotike, që normalisht mund të ishin pjesë e grupit politik, siç kanë qenë edhe në panelet e televizioneve.
Nëse bëhet një sondazh kë përfaqësojnë këta dy përfaqësues në drejtësinë e vjetër? Natyrisht që shumica konsideron që këto janë pjesa më e frikshme e asaj drejtësie. Pikërisht këto zgjodhi Berisha, e kjo është zgjedhje politike.
Ata qe ju japin vota ketyre njerezve jane Antishqiptare!
quhen ikona Shkerdhatat qe degjeneruan Shqiperine ,kto Jashteshqitje AntiShtet mor KERMAT e HALEVE SHQIPTARE ! Rracen ta shkerdhefshin Shqiptaret funderina
Shqiperia e fiseve dhe Bajraktareve si Afganistan! Lol = Dhe sunitat kujtojnee do bejne shtet me Edin Berishen… ate mafjozin e Byrose Politike…. Lol
Saliu vete eshte kukull qe e komandon Gjin Gjoni, duket e pabesueshme, por keshtu eshte ne fakt, sepse Gjini din shume teper per bemat e familjes nongrata, pra dhe e ka ne dore Saliun.
Bukur e the, shume e sakte!
Kalec Dega te ka mbetur mendja tek 35 vite me pare,siduket dote kesh ikur ne USA ato VITE!!!???
Janë zgjedhur nga Berisha për të përmbysur "Rama formën", për të sjellë gjyqtarët e plepave!
Ikonat e degjenerimit dhe të korrupsionit. E Kan Hak se do ju q.het familija pa imunitet.
GJin gjoni fyyra me e urrer e drejtesise shqiptare qe perfaqson llumin e saj ,mafioner ,i paafte si gjyqtar por dinak dhe mashtrues .Te te gjykoje gjin dmth te te ghykoje cosa nostra o ndonje organizate banditeske .Saliu e ka marr per deputet se pse do kete kontribuar per pagesen e civita qe eshte nje barke derr qe ka ardhur te dhjese e te clirohet nga kapslleku ne nevojtorene vicidollit
Po mire, Berisha zgjedh Gjonin, Rama zgjedh Arben Ahmetaj =, apo jo?!...lol
Kalec nuk e arrite vendin e pare ne komente,nuk e more rrogen per sot ,ki kujdes se ngele pa ngrene per kete muaj .
Asnjeri nuk njihet as ne Lezhe e as ne Durres!
Po beme baba te te ngjas .Si sala dhe gjini i ka nje borxh per te lare prandaj .