“PD me probleme të mëdha, LaCivita e ka dëmtuar”, juristja: Berisha e ka ngritur gjithmonë fushatën me negativitet

6 Maj 2025, 09:45Politika TEMA
“PD me probleme të mëdha, LaCivita e ka dëmtuar”,

Në 3300 intervista të konsideruara të vlefshme, nga mbi 10 mijë të anketuar në sondazhin e fundit parazgjedhor të ABC News dhe Angi Ricerche; 51.8 % e shqiptarëve kanë shprehur mendim pozitiv për kryesocialistin Edi Rama.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, juristja Brizida Gjikondi komentoi fushatën e partive politikë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjikondi u shpreh se Sali Berisha gjatë kësaj fushate ka treguar se ka probleme të mëdha.

“Të jetë Tomor Alizoti më i egër se Berisha, tregon që ajo parti ka probleme më të mëdha. E ka dëmtuar shumë edhe LaCivita…

Berisha e ka ngritur gjithmonë fushatën mbi emocione negative, dhe tani hera e parë që nuk kemi asnjë jetë të humbur…”, tha ajo, duke shtuar: “Berisha nuk po e mban dot më protagonizmin”.

 

Lini një Përgjigje