Problemet me marrjen e zarfeve zgjedhore, Celibashi apel votuesve nga jashtë: Kontaktoni me kompaninë postare

4 Maj 2025, 14:55Politika TEMA
Problemet me marrjen e zarfeve zgjedhore, Celibashi apel votuesve nga

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u ka drejtuar thirrje zgjedhësve nga jashtë që nuk janë kontaktuar nga kompania postare DHL me email apo mesazh, të kontaktojnë me shërbimin postar në vendin ku ata jetojnë që të informohen mbi dërgesën postare që përmban zarfin me fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas Celibashit, mungesa e njoftimit apo kontaktimit nga DHL vjen për shkak të problemeve me adresën e deklaruar.

"NJOFTIM ME SHUMË RËNDËSI PËR ZGJEDHËSIT NGA JASHTË!

Të gjithë ata zgjedhës nga jashtë, kudo në botë, por veçanërisht ata në Greqi, të cilët deri më sot nuk kanë marrë njoftim dhe/ose nuk janë kontaktuar nga DHL, qoftë nëpërmjet e-mailit apo nëpërmjet SMS-it, janë të lutur të kontaktojnë me shërbimin e DHL në vendin ku jetojnë, për t’u informuar mbi dërgesën postare nga KQZ.

Mungesa e njoftimit apo e kontaktimit të këtyre zgjedhësve deri tani nga DHL është kryesisht për shkak të problemeve me adresën e banimit të deklaruar në PER, e cila nuk përputhet me adresën aktuale në terren, ose për shkak të përdorimit të numrave të kontaktit shqiptarë, ku zgjedhësi nuk ka akses", shkruan Celibashi. 

5 Komente

  1. U
    Ushtaraku

    O plere muti klysh i Metës dhe Saliut. Kthe në buxhet lekët qe je vjedh nga DHL edhe mos vazhdo ke paguaj Irfanin per reklama votimi emigrantesh o mut sigurimsi

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      ME E BUKURA ,se kete keshille ja ben disapores sikur te ishin qorat e Albanistanit nen regjimin e Ramazonit, lol!

      Përgjigjjuni
    2. A
      Al

      Problemi me dhl.ne qendron se nuk prezantohen kurre ne banese por me justifikimin se nuk gjejne njerez ne shtepi kerkojne te vesh te marresh pakon ne magazinat e tyre qe ndodhen dhjetra km larg.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Qeveria te pagovi milionat qe kerkove o sabotator i votes se diaspores qe votuesi te mos paguaj por ti shkoje ne shtepi .Ti pler duhet te gjykohesh per veprimet e kundra ligjeshme qe po ben .Sahan lepires i sales .Te erdhi fundi edhe ty qe si KQZ lejon te kandidojne persona psikopat .Ptuuu rrac e poshter njesoj si jot bije .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salehu

          I ke paguar parat DHL o koqe, hidhe direkt ne gjyq e merri miljonat apo je pale me palacolleqet, letra me porosi dergohet ne cdo cep prandaj kushton e jo te lihet ne magazina e pika furnizimi

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje