INTERVISTA/ Analiza e 12 viteve të PD-së në këndvështrimin e Ibsen Elezit dhe beteja e tij përballë oligarkisë (VIDEO)

4 Maj 2025, 11:16Politika TEMA
INTERVISTA/ Analiza e 12 viteve të PD-së në

Ibsen Elezi garon në këto zgjedhje nën siglën e LZHK-së sepse i ka besuar Dashamir Shehit dhe kësaj partie me kushtin që të respektohet liria për të folur çfarë mendon. Nuk shqetesohet shumë nëse do ta fitojë këtë garë por ka si qëllim ndikimin për të ndryshuar diskurin politik, të vërtetat e elitës së tranzicionit, lidhjet me oligarkët , korrupsioni dhe lidhjet me krimin por gjithaq edhe lidhjet e ngushta ndërmjet tyre.

Në lidhje me konfliktin dhe ndarjen e Partisë Demokratike, Elezi shprehet se një nga pikat më të dhimbshme është shkatërrimi i demokracisë së brendshme të saj. Ai flet për “liderin absolut” që shkel çdo normë për të mbajtur pushtetin dhe për 11 dhjetorin – një datë që, sipas tij, është simbol i një tradhtie të madhe të bërë nga Sali Berisha.

Fushata për Elezin nuk është thjesht garë me kundërshtarë, por përballje me një sistem të tërë mashtrimi. Ai i referohet modelit të “paburrave”, një term që përdor për të përshkruar politikanët që fshehin të vërtetat, që ndërrojnë qëndrime për interesa personale dhe që nuk kanë guximin të përballen me realitetin.

3 Komente

  1. V
    Vala

    Asnjehere nuk u distancuat qarte nga krimet e mafiozit non grata, aq sa shpesh late pershtypjen se njera shpelle po ngrihej kunder tjetres. Jeni te pabesueshem dhe kundershtimi juaj ka te beje me prekje interesash e jo me ide

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alfred

      E verteta dhe "pershtypja" jane dy fjale te ndryshme qe bartin dy kuptime te ndryshme! I ka ardhur koha te ngrihet sipari per kete lloj beteje politike, jo gaztore dhe tallava! Ibseni eshte ne kohen dhe vendin e duhur!

      Përgjigjjuni
    2. A
      Alfred

      Qendrim per t'u vleresuar, per t'u perkrahur, per t'u mbeshtetur! Shqiptaret duan te degjojne mesazhe te tilla, jo cirk e tallava per t'i hutuar dhe mashtruar!...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje