Seanca për kalimin ose jo për gjykim të dosjes “Partizani” ku i përfshirë është ish-kryeministri Sali Berisha dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë, do mbahet më 5 maj.
Vendimi është në dorë të gjyqtares Fjorela Davidhi, e cila duhet të vendosë mbi kërkesën e prokurorisë së posaçme për kalimin ose jo për gjykim të dosjes.
Avokati Idajet Beqiri i ftuar në “Ora e Fundit” theksoi se me dosjen “Partizani”, Berisha rrezikon të dënohet me tetë vjet burg.
“Berisha po përpiqet me artifica për ta shtyrë sa më gjatë, sepse është bindur për një gjë, se ky proces penal do shënojë dhe dënimin e parë të tij, vetëm për Partizanin atij mund t’i shkojnë deri në 8 vjet burg dhe pastaj çështjet e tjera që kanë nisur hetimet në SPAK.
Kam parasysh 21 janarin, që rrezikon burg të përjetshëm, kam parasysh Gërdecin, që do shkojë bashkë me djalin e vet, kam parasysh vrasjet që kanë bërë në Tropojë, që janë urdhëruar dhe ekzekutuar nga kjo organizatë që drejtonte Sali Berisha”, tha ai.
Ai foli edhe për lobimin në SHBA, ndërsa theksoi se FBI-ja pritet ta hetojë si “krim federal”.
“Këto para ndodhen në SHBA, sepse grupi kriminal i Saliut. Lobimi është krim federal në SHBA dhe të jeni të bindur që FBI ka nisur ta hetojë këtë krim, se si kanë shkuar këto para në SHBA”, tha ai.
Kjo mund te ndodhe vetem po ta marre ne dore FBI, pasi Dumani po na del me bajge se Llalla
Dumani asht ma keq se Llalla kopil nga Lushnja. Po i vje fundi edhe Dumanit me shoke, mandatet e tyre nuk do rinovohen, e ata do largohe nga drejtesia, do hetohen e do shohim bemat e Dumanit, Dados e veglave te tjera te Saliut.
E ke gabim,Llalla është gramshalesh Munika ????
E ke gabim,Llalla është gramshalesh Munika ????
O Idajet fluturaku:Ne Shqiperin kapitaliste nuk denohet njeri.Kupola Kapitaliste e pas 1990-tes ka "imunitet" nga ligji.Vrasjet e grabitjet e bera jane te "domosdoshme" ne kapitalizem per te mbajtur me dhune pushtetin (pozite apo opozite).Ligjet jane fasade se nuk zbatohen.Zvarritjet e gjyqeve jane forma per te mbajtur njerezit te karikuar e te harojne hallet e perditeshme.Shembujt neper bote jane te shumte.Ligji zbatohet vetem kur cenon te medhenjte e botes jo kur vret popull.
Qe FBI do hetoje burimin e $6 milion, kjo asht me se e sigurte. Kjo pune sqarohet brenda 2025. Mundet qe Xeni te extradohet ne Usa. Saliu dhe familja e tij do damkosen perseri sivjet.
Vërtet që zvarritjet që po i bën SPAK-u dhe GJKKO çështjes së aferës Partizani na bëjn që të ndihemi të zhgënjyer edhe nga e ashtuquajtura drejtësi e re.