Kryetari i PS foli edhe për diferencat intelektuale mes kandidatëve të dy forcave të mëdha politike për zgjedhjet e 11 majit.
Ai vlerësoi kandidatët e PS si një “mozaik”, karshi atyre të PD-ADSHM si një “kënetë që duhet tharë”. Madje shtoi se edhe figurat më të mira që fituan Primaret e PD, “bufi i hëngri”, duke iu referuar në emër edhe deputetit Dashnor Sula si precedent.
“Më falni zonjat nëse ju kam dalë në frigorifer sepse nuk bëni dot darkën kur vijnë burrat në shtëpi dhe nuk gjejnë gjë, e po nuk keni bërë darkën gati ata s’janë në vete për ditë me radhë dhe asgjë. Këtu (në Sarandë), bufi, këneta hëngri kryetarin e PD-së këtu, nuk e njoh, s’e kam idenë fare, por di që është fitues i primareve.
Ku është, hë? E ka ngrënë bufi, e hëngri! Ka ngrënë edhe atë të Kavajës. Këta sa herë i ha bufi, kanë ngrënë atë që u tregon bufi. Po Dash Sula, gjeli detit të Peqinit. Dashi, gjeli detit, po s’është i kënetës ai. Dogji dhe xhaketën Dashi dhe bufi e hëngri. Nuk është më Dashi”, tha Rama.
Kryesocialisti shtoi se është paradoks që në këtë situatë “të votosh kukullat e bufit”. Ai nënvizoi se edhe ndaj tij hidhen akuza të shumta e fyerje, teksa e kritikojnë kur u përmend shprehjet si “çyrykë politikë”, “kënetë”, “buf” dhe të tjera.
“Ça janë këta njerëz tani, do vemi të votojmë për kukullat e bufit. S’e na thonë që i shaj ata, e s’po i them, se kur më thonë mua drogaxhi e kriminel, unë duhet të duroj. Pra këtej keni kandidatët e bufit, që nuk vlejnë për asgjë”, shtoi ai.
Fol cdo besh per 4 vjet. Me duket se fatkeqsisht do humbesh e do vije qoftelargu.
Prit I her se sa ti nrrefet sullton erdoginit se fillo urrdu urdu dhe e mer mrapa le sedilja makines ket tonin per 2 or e co n saraje me dhon llogari per tunelin air Albania kurumin minierat e kromit bulqiz kuks se i ka dal besprem ky o xhati jon dhe bo sikur nuk e ka menjen
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.
Po e marre barren per te shkruar meqe Muci u largua nga skena politike e vendit. Cfare turpi per nje vend qe te kesh ne krye te vendit nje udheheqes me kete menyre arsyetimi dhe folje. Edhe ne patem zgjedhjet tashti ketu ne Canada dhe une mund ta bej shume lehte ndryshimin mdis dy boteve te ndryshme, turp per kete vend te kete nje kryeminister te tille me kete nivel arsyetimi
Bufi hengri gjelin e Detit ?!?!?!?!?!, Hajde fushate progresiste per Shqiperine Evropiane ne Prag Te antaresimit ne BE