“A dëgjon ti sagapo?!” - Rama ironi me opozitën në Sarandë: Nëse duan një çyryk që të ketë rripin e pantallonave të Vangjel Dules…

3 Maj 2025, 19:29Politika TEMA
“A dëgjon ti sagapo?!” - Rama ironi me opozitën në

Kryesocialisti Edi Rama nuk i mungoi ironitë për kundërshtarët politikë dhe kandidatët e “kënetës” siç i quan ai në fjalimet elektorale.

“Shënjestra” e radhës ka qenë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në aleancë me PD-në dhe kandidat në qarkun e Vlorës për zgjedhjet e 11 majit.

Teksa foli nga sheshi në Sarandë, kreu i të majtës nënvizoi se PS ka kandidatët më të mirë, kurse krahu tjetër ka “rripin e pantallonave të Vangjel Dules”.

“Nëse e duan më të zgjuar se veten, ja ku e kanë (i referohet kandidatëve të PS në Sarandë). Nëse duan një çyryk që të ketë rripin e pantallonave të Vangjel Dules, ja tek e kanë (duke treguar ppër krahun tjetër të kundërshtarëve)”.

Rama e vijoi batutën e tij para mbështetësve, duke iu drejtuar një tjetër kandidati socialist të zonës së Sarandës, që kur u prezantua përshëndeti minoritetin e Finiqit edhe në Greqisht.

“A dëgjon ti sagapo, (ngrihet kandidati) Sagapo i them atyre në Finiq, u çua ky, jo ti, se na turpërove. Apo nuk jemi dhe të dy pa flokë. A u the atyre sagapo qëparë ti, që ta dëgjoja unë?! Fjalën e fundit e kam (për Vangjelin, i thotë dikush). 

Ça Vangjeli mo, e kam fjalën e fundit për gratë! 56% e mbështetësve janë gra e vajza. Kush është çyryk mendon se është më i mençur se gratë dhe vajzave, ndaj është çyryk…”, u shpreh kryesocialisti.

2 Komente

  1. D
    Detari

    nuk u lodh ky me fjalor turkarap?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      KM i vendit perdor nje fjale turke per te share burat skiptar vk...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje