I ftuar në studion e emisionit Review këtë të shtunë, kreu i Lëvizjes Bashkë, Altin Qori, tha se strategjia e kësaj partie është që të shkojnë ata te qytetari.
Qori foli dhe për prioritetet kryesore të kësaj partie, ku tha se programi i tyre ndahet në katër shtylla.
“Programi ynë ndahet në katër shtylla: 176 faqe program, si askush tjetër në këto 34 vite pluralizëm politik: shtet zhvillimor, shtet social, shtet i së drejtës dhe demokraci pjesëmarrëse. Na duhet një shtet që i orienton kapitalet drejt bujqësisë, industrisë, shërbimeve të kualifikuara që ndihmojnë shërbimet si shëndetësia, arsimi, politikat e strehimit, pensionet dinjitoze. Një shtet i së drejtës që lufton korrupsionin dhe informalitetin, dhe na duhet demokraci pjesëmarrëse për një qytetari që të ngrejë gjithmonë zërin dhe jo një herë në katër vjet,” tha Qori.
Qori tha se politikanët janë fund e kryer të korruptuar, ndërsa industria dhe bujqësia kanë degraduar. Ai shtoi se shqiptarët po largohen gjithnjë e më shumë nga vendi, ndërkohë që sipas tij kemi pensionet më të ulëta dhe informalitetin më të lartë në punë. Ai theksoi gjithashtu se arsimi dhe shëndetësia janë në gjendje të mjerueshme, dhe nëse nuk ke para, është e vështirë të marrësh shërbimet e nevojshme.
Sipas tij, zgjidhjet që ofron Lëvizja Bashkë janë që investimet të orientohen drejt bujqësisë dhe industrisë. Ai tha se duhet luftuar korrupsioni duke mbështetur institucionet e drejtësisë dhe krijuar institucione të reja për ta parandaluar atë. Po ashtu, tha se do të duhen politika sociale për të vendosur minimumin jetik dhe për një luftë të madhe ndaj evazionit fiskal dhe informalitetit në punë.
Ai theksoi se Lëvizja Bashkë ka një reputacion të mirë dhe në të gjitha takimet elektorale, qytetarët e presin shumë mirë, pavarësisht se cilës parti i përkasin, qofshin ata dhe kundërshtarët e mëdhenj nga Partia Demokratike ose Partia Socialiste. Ndërkohë, ai tha se motoja e fushatës së tyre është: “E reja po lind.”
ashtu eshte dhe populli fund e krye mbetje turke.
Fund e krye bir gabeli je.
Mos ma vini re, jam grekqir bythqir me patentë.
Po vete eshte politikan ky?! Akuzon veten. Sa medioker jane keta qe behen politikane per nje vend pune pa djerse ne balle vetem ne bythe.
U lodhe shume per kete koment idiot? Arlindi eshte e kunderta e mediokritetit ne çdo drejtim. Jep gjithmone pergjigje elokuente dhe te mire-menduara. Ke qejf ta degjosh. Levizja Bashke do kete rezultat fenomenal ne keto zgjedhje.
Prit se do të të shohim dhe ty. Nuk je si Agron Shehaj apo Adriatik Lapaj po nuk do qullepsesh gjë dhe ti, e sigurt. Në punë nuk të marrin pa eksperiencë kurse ju partit e vogla doni drejt e në thela, prisni rrituni pastaj, ka plot legjislatura, ju të rinj jeni, nuk jeni 80 vjeçar.
D.m.th. o qorri edhe ti I korruptuar je sepse edhe ti qe flet broçkulla çdo nate politikan je ? Mjer shqiptaret nga kush kerkojne te perfaqesohen .Ju jeni pjella e saliut more , jeni bere professore me diplloma te blera .
Korupsioni eshte pjese e sistemit,ku asgje nuk kontrollohet nga istancat perkatese.Nuk e di ku e fut veten ky njeri,qe vetakuzohet?
Para 2 - 3 ditesh Edi Rama me akt normativ, miratoi kalimin e 10 Million dollareve nga buxheti i Shtetit ne Kompanine Private te Mira Muratit,Thinking Machines Lab duke u shprehur:...Ka ardhur koha që shteti të ‘hyjë’ nëpër kompani dhe të ketë përfitime.Eshte vertet Ironike madje tallje me publikun kur e degjon Ramen te thote kete gje , mendoj qe koha jo vetem qe ka ardhur por edhe ka kaluar, dhe Rama e kishte mundesine ne 3 Mandate te bente egzaktesisht kete por zgjodhi tu a falte privateve ate qe ishte e popullit pa marre mbrapsht asgje per interes publik,dhe u morr vetem me kulla dhe xhambazlleqe por pervec kaosit urban dhe ca fasadave te bojatisura asnje lloj zhvillimi strukturor nuk krijoi dot Prodhimi industrial dhe Bujqesor ne vend jane ne diten me te zeze le te pyesi kushdo Instatin dhe Faktet jane Uleritese.E PRA Pikerisht kjo eshte alternativa ekonomike e ARLINDIT SHTETI ZHVILLIMOR, FONDI SOVRAN I SHQIPERISE, aty do te kristalizohet forca ekonomike e popullit dhe PASURITE E TIJ dhe DJERSA E TIJ jane te TIJAT dhe te KERKUJT TJETER.Fondi pastaj le te operoje me praktika te sipermarjes direkte si aksioner unik ne sektore strategjike te ekonomise se vendit dhe /ose te krijoje me kuota ose aksione mundesine qe cilido shqiptar qe ka 2 leke te kursyera te investoje aty .Ne kete menyre njerezit do te investojne direkt ne vendin e tyre dhe do te jene edhe perfitues direkt ne ekonomi dhe jo vetem por do te punesojne eedhe femijet etyre ne sipermarjet ekonomike te fondit te cilet nuk ka perse te punojne skllever tek pordhacet private dhe te pasurojne 3 oligarke qe e vjedhin kete popull 2 here njehere duke i marre pasurite me ndihmen e Politikes dhe njehere duke iu vjedhur djersen e femijve qe punojne aty