Vota juaj s’duhet të përdoret për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu”, Basha mesazh demokratëve: Më 11 maj keni një alternativë të pastër në krah të drejtësisë

3 Maj 2025, 21:58Politika TEMA

Vota juaj s’duhet të përdoret për të shpëtuar

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka publikuar një video-mesazh drejtuar demokratëve të zhgënjyer, ku shprehet se idealet e Partisë Demokratike po përdoren për interesa personale dhe për të shpëtuar nga drejtësia figura të inkriminuara si Ilir Meta.

“Partia Demokratike ishte shpresë për të gjithë ne. Por sot, ajo shpresë është zbehur. Me votën tuaj duan të nxjerrin Ilir Metën nga burgu. Kjo nuk është ajo për të cilën luftuam. Dhe nuk është ajo në të cilën beson shumica dërrmuese e demokratëve”, shprehet Basha.

Ai thekson sezgjedhja në 11 maj është e qartë, ose me Shqipërinë pa korrupsion ose me ata që përdorin votën tuaj për të shpëtuar Ilir Metën nga drejtësia. Basha u bën thirje të bashkohen me Koalicionin Euroatlantik, pasi këtu ndodhen demokratët e vërtetë që kanë qëndruar gjithmonë në krah të qytetarëve.

“Më 11 maj, zgjedhja është e qartë: ose me Shqipërinë pa korrupsion, ose me ata që përdorin votën tuaj për të shpëtuar Ilir Metën nga drejtësia,” thotë Basha.

 

2 Komente

  1. V
    Vala

    Vota jone duhet perdorur per ti dhier perfundimisht keta surreter te qelbur si I Lulit qe vrane e vodhen sa deshen. Boll na cate trapin.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      O bastad, o luloooo boll se qelbe dynjan ae kupton o kerriç i saliut se as nje nuk te afrohet per te te votuar ? Vota jon e popullit do te shkoje per Shqiperin 2030 o kriminel .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje