Mungesa e ambasadorit amerikan në Tiranë, Rama: SHBA, mjaftueshëm afër Shqipërisë, kam kohë që nuk i bëj lajm takimet me diplomatët

3 Maj 2025, 23:17Politika TEMA
Mungesa e ambasadorit amerikan në Tiranë, Rama: SHBA, mjaftueshëm

Që prej 26 qershorit 2023, kur Yuri Kim u largua nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dërguar ende një ambasador në vendin tonë, ndërsa janë përfaqësuar nga e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn.

Mungesën e një ambasadori amerikan në vend, Rama nuk e sheh si largim të amerikanëve. “Unë kam ndërprerë bërjen e lajmeve për takimet me ambasadorët që kur kam ardhur në detyrë, edhe kur isha në bashki nuk bëja... vetëm në raste të rralla, sepse më duket gjëja më e pakuptimtë. SHBA janë mjaftueshëm afër Shqipërisë dhe nuk shoh asnjë largim. Ndërkohë që për sa i përket funksionimit të tyre të brendshëm, nuk është çështja ime, është çështja e tyre”, tha kryeministri në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

1 Komente

  1. j
    jon

    Amerikanët folën qartë me zonjën e nderuar Kim duke e bërë NON GRATA Sali komunistin e ndyrë,tani shpellarët nuk e kuptojnë që nuk ka asnjë bashkëpunim me këtë parti që e mban peng NON GRATA.Këta idjotë me anë të ciceronëve gomerë që kanë mbledhur thonë zoti Tramp duhet të shprehet ndër kohë që ai është shprehur qartë duke e ngritur në detyrë zonjën Kim por shpellarët kaq kuptojnë....Sali Enver jemi gati kurdoher....parti e malokërisë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje