Në një interviste ekskluzive në “Off the Record” në A2 CNN, me gazetarin Andrea Danglli, kryeministri Edi Rama dha një shpjegim për termin më të përdorur prej tij gjatë kësaj fushate, “këneta” dhe “bufi i kënetës”, drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Këneta nuk është bullizim. Është metafora e një realiteti shumë konkret dhe shumë të prekshëm. Opozita jonë është kënetë, është uji i ndenjur. Ka mbetur në mëshirën e një individi të pashpresë që e ka marrë peng gjithë opozitën, ndërkohë që mezi lidh fjalitë e veta, për shkak se edhe mosha ka bërë të vetën. Kështu që është kënetë”, tha Rama.
“Ky individ, i cili ka marrë një status në fakt, një status të cilin ia keni vënë të gjithë ju, duke ia pranuar të gjitha llojet e katran me bojërave që nxjerr çdo ditë për këdo që është jashtë perimetrit të kënetës, për mua personalizon ekzatësisht bufin e kënetës. Shpendi që rri në kënetë, që ushqehet me krijesat aty brenda. Sepse ky individ ushqehet me krijesat aty brenda. Prandaj ajo parti, e lindur si parti e shpresës, nuk arrin dot të shpëtojë nga kthetrat e këtij bufi dhe mbetet një kënetë ku, të gjithë ata që janë pak më ndryshe, o gëlltiten nga bufi, u mbyten në ujërat e kënetës. Primaret ishin shëmbëlltyra më spektakolare e kësaj që po them, si fituesit e primareve u gëlltitën nga bufi dhe u zhdukën nga listat. Nëse do të ishte garë, fituesit nuk do të përfundonin në barkun e bufit dhe nuk do të ishin persona në kërkim, në kuptimin që nuk dihet ku janë, nga pikëpamja politike”.
Zoti Rama je i mathe me bukur si e ke pershkruar prishet,per mua dhe per kombin shqiptare je Kryeministri i duhur dhe me i miri i te gjitha kohrave bravo te admiroi.
Shume e thjeshte, bufi Berisha, keneta Rama..lol...por Rama e ka gabim, Berisha nuk eshte bufi, ai eshte bisha e Vicidolit, Rama nuk eshte keneta, Rama eshte djalli vete...lol
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.
Vini Vini hiqi breket..
Më bukur nuk mund të portretizohet PD-ja, pa dashur rë nxjerrësh gjithë sharrjet që të mban shpirti brenda.
Mendoj se KM ka shume te drejte persa i perket popullit opozitar, eshte me te vertete nje kenete me njerz frikacake pa dinjitet, eshte nje popull cyryk. Km ne menyre gjeniale e ka ndare popullin ne dy pjese ose me mire ka krijuar dy popuj, popullin e tij i cili e duartroket e mbeshtet dhe e adhuron cfaredo qe te beje pushteti sepse perfiton nga pushteti i tij dhe popullin tjeter i cili punon e rropatet per ti paguar taksat pushtetit te tiij. Nga populli i tij jane gjithe administrata, plicia, ushtria, drejtesia ,favoret qeveritare ndersa populli opozitar eshte plotesisht i perjashtuar i neperkembur si ne nje regjim pushtimi, xero shanse ka psh te punesohet dikush ne administtrate, ne polici, ne drejtesi, te marre nje grant, nje kredi te bute per strehim, te marre nje leje ndertimi, te punesohet ne ndermarrjet shteterore etj sepse keto jane per popullin e tij, per popullin socialist. Gjuha qe perdor KM per popullin tjeter eshte gjuha e urrejtjes, e percmimit, e bullizmit, por edhe gjuha e forces e kercenimit, gjuha e burgut per nderrimin e dy tjegullave ne cati apo ndertimin e nje koteci pulash, gjuha e fadromave per tu prishur banesat, per tu marre rushfete e per tu vene gjoba, per ti patronazhuar etj Prandaj edhe kur qeveria zihet me presh ne dore duke vjedhur miliarda euro, populli i tij socialist e voton spse de fakto qeveria nuk po vjedh taksat e popullit socialist por po vjedh raksat e popullit opozitar. Duke qene e gjith administrata nga populli socialist, KM u ka lene dore te lire qe secili prej tyre sipas mundesise qe u jep vendi i punes te dorovitin rushfete per sherbime qe njerzve u takojne me ligj.Po kujt ja marrin keto rushfete? Sigurisht popullit tjeter. Xero shanse ka nje nga populli opozitar te legalizoje shtepine psh pa nje shume mbi 10 mije euro rushfet , kurse nje socialist e ben pa para nen dore e keshtu ne te gjitha zyrat.Keshtu KM ka siguruar nje trupe votuesish te tijpalekundur cfaredo qe te beje pushteti sepse pesha e bemave te pushtetit , bie mbi popullin opozitar i cili ul koken e punon e paguan taksa per te pasuruar dhunuesit e vet . Vetem nje popull i dores se dyte, nje popull pa dinjitet, nje popull frikacak, mund te duroje nje pushtet te tille . Prandaj KM e ka kuptuar se cfare populli eshte ky dhe me te drejte u thote cyryk, autike e kenete, dhe me te drejte ka pase si synym kryesor largimin e tyre nga Shqiperia per ti zevendesur me punetore aziatike.
E verità : Te gjitha ato qe ke shkruar nuk i takojne Rames ne lidhje me trajtimin qe i ke ndare ne dy lloj popujsh , oppozitar dhe socialste ???? Une si qytetar do te Doja ta bente kete lloj ndarje sepse opozitaret i perkasin saliut dhe cfar nuk sajojne per Ramen , mirpo ky eshte dallimi midis kriminelit sali dhe HUMANIT te qyteteruar Rama ??? Ai i trajton si popull njelloj opozitar dhe socialist per te jane njesoj te majte e te djathte e quan popull nuk ben dallime ??? Ne qofte se e ke fjalen per korupsionin ne administrate apo kudo i takon ta paguaj i gjithe populli pa epiteti opozitar dhe socialist , por nje gje duhet ta dish ne qoftese jeton ketu : ka shume ndryshime ne krahasim me kohen kur ne pushtet ishte saliu jot sa per dijeni ai e mbolli korupsionin ne cdo vend , administrate , shendetesi apo arsim qe pa mesuar merje klasen e behej doktor i shkencave nj injorant i ke sot ne drejtesi e kudo ??? E po do kohe te pastrohet apo te thahet keneta qe krijoj BUFI sali megjithe ate epitet te bukur i ka vene , meriton me shume plera sali ???
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.
Punësimi ndoshta ke të drejtë se e kanë praktike partitë, por tjerat s'kanë lidhje më pozicionin partiak,kot je lodhë më tjerrrë kaq gjatë këtë shkrim pa thënë asgjë!
@e verita! Pa dashur të bëj replikë rreth komentit tënd, mund të të them shkurt se aty nuk është e vërteta, por subjektivizmi juaj i vërtetë. Fantazia juaj i tejkalon kriteret e objektivitetit dhe kështu ju, por dhe mijra si ju, nuk dini apo nuk doni të pranoni ndryshimin në mes drejtimit të palëve në garë për kohët kur kanë qeverisur apo vazhdojnë ta bëjnë atë, dhe jo pak, por për tre dekada. Thënë këtë, duke t'i pranuar të gjitha 'fantazitë', (s'prishin ndonjë punë), gjithashtu duke përsëritur atë që Rama shpesh e thotë për vehte: "Nuk jam më i miri, por më të mirë se unë nuk ka (hëpërhë-do shtoja), nëse po me subjektivizëm, ju do ta hidhni poshtë këtë pohim të tij (i vërtetë), sot për sot, cili mund të jetë objektivisht më i mirë se ai në realitetin politiko-social të vendit? Mos vallë i stëprovuari "Buf", qysh nga korriku 1976, kur u pranua anëtar i PPSh? Rama, për të mos lënduar shpirtrat e gjallesave të "kënetës", këto epitete, përveçse si metafora, i përdor edhe si eufemizma, mjaft të gjetura artistikisht. E zgjata, e di, por për ta mbyllur, do kërkoja nga ju të dija se çfarë epitetesh do t'i vije psh ti si qytetar Saliut, përveç atë të "bufit", se për atë të drejtën e autorit e ka Rama.
"Bureto". Fiks fare, nuk kam çfarë t'i shtoj komentit tuaj por ja të presim replikën e komentuesit "e verita", i cili pa pikën e turpit pretendon që gjysma e shqiptarëve që janë pro Ramës nuk preken nga burokracia shqiptare, përkundrazi, na paskan edhe privilegje, kurse shqiptarët që nuk votojnë PS-në rropaten nëpër zyra dhe grihen nga paratë që paguajnë nën dorë për shërbime të ndryshme. Si duket ky komentues e ngatërron me kohën e Saleh rrumpallës, ku gjysma e Shqipërisë (kryesisht veriu) nuk paguante dritat, i paguante gjysma tjetër të gjitha.
bureto e ke qa komentin nuk i ve asnje presje te lumt